Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të zgjedhësh mes llojeve të reja të kremit pudër?

Këtë vjeshtë disa firma kozmetike kanë lançuar disa krem-pudra të rinj për fytyrën. Ja përzgjedhja jonë mes atyre që janë më efikasë, por edhe me çmim ekonomik.

 

  1. BB Light e Garnier

Firma Garnier është një nga të parat që ka lançuar kremërat BB në Evropë. Bëhet fjalë për kremëra që funksionojnë edhe si hidratantë, edhe si krem-pudër, por kanë edhe faktor mbrojtës ndaj diellit. Këtë vjeshtë ajo vjen me kremin BB Light, që ka të njëjtin parim si BB Cream, por është më i lehtë. Gjatë aplikimit, hapen kapsulat e vockla që përmbajnë kremin, i cili shtrihet mirë mbi lëkurë. Kështu, ajo do të duket pa të meta. Çmimi: 9.9 euro.

Advertisement

 

  1. Accord Parfait, 4 në 1 e L’Oreal

Ky produkt për lëkurën mund të bëjë gjithçka! Ai është edhe bazë, edhe korrektor, edhe krem-pudër dhe njëkohësisht, edhe pudër. Zgjidhja e përkryer për ato që nuk kanë kohë për t’u grimuar. Çmimi: 21,90 euro.

 

  1. Air Mat e Bourjois

Ky krem-pudër është konceptuar për ato që kanë lëkurë me yndyrë që merr shkëlqim. Ai e bën lëkurën mat për 24 orë me radhë. Nuk dallohet dhe nuk favorizon daljen e pikave të zeza në lëkurë. Një krem që di të jetë diskret, për të na zbukuruar. Çmimi: 14,90 euro.

 

  1. Krem dite me ngjyrë e Dr.Hauschka

Ky krem nuk ka paraben, as silikon apo vajra minerale, por ka përbërës natyralë për të nxjerrë më në pah bukurinë e lëkurës sonë. Ka ekstrakte të ftoit, ujit të trëndafilit, vajit të bajames së ëmbël, avokados dhe të bërthamës së kajsisë. Është lehtësisht transparent dhe zbukuron lëkurën pa rënë në sy. Çmimi: 28,30 euro.

 

  1. Born This Vvay e firmës Too Faced

Ky krem pudër nuk është i yndyrshëm, por e mbulon mirë lëkurën. Ai ka vetëm një qëllim: T’ju zbukurojë pa rënë në sy. Me një fjalë, duhet të krijohet ideja se keni lindur me këtë lëkurë të mrekullueshme dhe pa të meta. Ky krem e bën të besueshme këtë gjë. Çmimi: 35 euro.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Italia

Next Post

Si t’ja them shoqes time që ai është i martuar?

Advertisement