Editi rrëfen se Feliksi është gej
Brunoja kthehet në shtëpi pas pune, ku e pret një surprizë. Paulina ka në dorë një foto të sajën me Palomën, që thotë se është shumë e bukur. Brunoja i kërkon ta lërë atë foto pasi i zgjon shumë kujtime të këqija, por Paulina i thotë se nuk do që ta harrojë Palomën, pasi e do shumë atë. Brunoja i thotë se më e mira është ta harrojë.
Familja e Sezarit është mbledhur për shkak të Palomës e cila vazhdon të insitojë për të mësuar të gjithë të vërtetën për jetën e saj. Pasi biseda nis të bëhet shumë e nxehtë, Bernarda përfundon duke i treguar të gjithë të vërtetën Palomës. Ajo i thotë se është vajza e Sezarit, por jo e Pilarit, pasi ajo ka lindur nga një lidhje jashtëmartesore e të atit. Kjo e vërtetë e thënë hapur, i tensionon të gjithë.
Pilari i rrëfen Palomës se ka patur momente kur është inatosur ndaj saj, sepse kur e shihte, i kujtohej tradhtia e Sezarit. Ajo i thotë se një pjesë e saja e ka dashur gjithmonë si bijën e saj, kurse tjetra, nuk e ka dashur. Paloma thotë se kjo ka qenë arsyeja se pse ajo e ka kritikuar gjatë të gjithë jetës së saj, duke e bërë të mendojë se nuk ishte e zonja për asgjë, pasi në fund të fundit, ajo thjesht ka dashur të dënojë atë, për tradhtinë e të atit.
Paloma, e zemëruar ikën nga shtëpia. Sezari përpiqet ta mbajë dhe i kërkon të falur, duke i thënë se në fund të fundit, e vetmja gjë që ka dashur ka qenë e mira e saj, por e bija e fajëson për gjithçka që po përjeton dhe i thotë se do të kërkojë patjetër të mësojë se kush është nëna e saj e vërtetë.
Paloma vihet në kërkim të nënës së saj biologjike për ta njohur dhe për të mësuar arsyen se pse ajo vendosi të ndahej prej saj. Ajo e gjen dhe zbulon se ka qenë kërcimtare. Paloma e pyet se pse nuk e mbajti me vete.
Paloma pyet në atin nëse e ka detyruar Marian, nënën e saj që t’ua linte atyre. Pilari gjithashtu e pyet nëse Maria ka ardhur ta shikojë gjatë të gjithë këtyre viteve. Sezari u përgjigjet të dyjave me jo. Paloma pyet edhe Marian për këtë dhe ajo i shpjegon se sapo e lindi, ajo u njoh me një burrë me të cilin…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)