Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Endrra ime

Në ëndrrën time ti je motivi
Je gjithë subjekti dhe ngjyrë e saj
Kur ëndrra bëhet pjesë e jetës
Vështirë t’i ndahesh paskëtaj

Në ëndrrën time, ti je ëndrra
Shpresa që digjet në nxehtësi
Në trup të djegur kur mbetet shenja
Nuk harrohet, nga erdh’ dhe si…

Advertisement

Në ëndrrën time nuk ka vend tjetër
Nuk bëhet zemra as gur, as hekur
Ndodh të shërohet një plagë e vjetër
Por mbetet shenja kur është e djegur

Dua të them në ëndrrën time
Ti je patjetër dashuri
Si plagë nuk dhemb, por sjell kujtime
Të quaj ndryshe, nuk ka se si…

Dua të them, ëndrrat e mia
Ngjashëm jetojnë te çdo njeri
Mbet’ e pavdekshme dashuria
Kur e jetojmë në largësi! Bledi Ylli

Me dhjetëra herë
Dhe sot u gjenda n’atë gjendje
Kur shpirti prehet, në mërzi
E zymtë jetë! E errët mbrëmje
Të shoh nuk dua, asnjeri!

Dhe sot u gjenda në atë gjendje
Që e ka ndjerë çdo gjë e gjallë
Të mos ndjesh gjë, mëngjes e mbrëmje
Madje dhe zemrën rrallë, shumë rrallë!

Kësaj i thonë vdekur mes të gjallësh
Gjithçka të shohësh pa e ndjerë
Të hysh në gropë e prapë të dalësh
Dhe një dhe dy, me dhjetëra herë!

Të prekësh veten me duart akull
Për të kuptuar që je në jetë
Të pyesësh jetën, përse ke ardhur
Një herë, dy, tre edhe dhjetë!

E jashtë të shohësh që ka zbardhur
Edhe të thuash, sa paskam fjetur! Bledi Ylli

Vetes
Mos më shihni kaq të mekur
Jam e re e jam e pjekur
Kursh foli keq e më harroi,
Nuk kthej resto, por do shkoj t’i përqafoj
Faleminderit që për ju kam qarë
Faleminderit dhe që më keni sharë
Faleminderit që më detyruat të gaboj,
sepse vetëm fal jush unë nesër do mësoj.
Pluhuri i harresës një ditë do na mbulojë
Mos u përpiq të më fshish ëndrrat,
se unë gjithmonë më të mirë do ëndërroj
Mos qeshni me mua që kam ëndrra,
se nga ëndrra lindi edhe kënga
Këngë vaji, këngë zije
Jetojmë të gjithë ditë demokracie.
Këngë popi e haremi, të gjithë preferojnë të kapen te refreni.
Bukuria s’më intereson, paraja po ashtu
E rëndësishme është të qëndrosh kështu.
E si mund të qëndrosh, kur zhduket shpresa dhe durimi?
Dhe nëse gota thyhet, prapë s’ka problem
Harrojmë që zemra është si qelq e qelqi në këtë rast vlen.
Të bësh dikë që të besojë te ti
është njësoj si në këtë vend të vogël të kërkosh DREJTËSI
Por ja ku dolën dhe ata… Dolën dhe ato.
Pa harruar se doli dhe ai e ajo…
Të gjithë flasin, flasin pa pushim
Pa ditur se ndonjëherë ato fjalë s’kanë kuptim.
Dëshira e madhe,
Shpresa pa u tretur,
Syri i përlotur
Zëri i mekur
Juga pranverore
Mos u mërzit…
Jeta kjo është… malore dhe fushore… Anxhelina Ballaj

Largimit tim emër mos i vër

Mos u çudit që kam vendosur të largohem
është diçka që e bëj shpesh
kur të dy qëllojmë të fortë
asnjëri nuk dorëzohet
filloj të mbledh plaçkat
zhdukem nëpër terr.
Marr trenin e radhës
destinacionin pa e ditur
nuk mundohem t’i zgjedh klaset
as poltronin për t’u ulur.
Pranë dritares,
mbështes pak krahun e djathtë
me çantat në shpinë
sytë e fiksuar në natyrë
mundohem të heq mendjen
nga stacioni ku u nisa më parë.
Që kam vendosur të largohem
aspak mos u çudit
ndoshta do jem i lumtur
mbase do pendohem
këtë s’e di as vetë!
Largimit tim emër mos i vër
lëre dreqin anonim
mos e kujto, kur ndjehesh e vetme mbrëmjeve
as kur zogjtë të zgjojnë nga gjumi në agim! Ylli Jahaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk e durova dot rolin e njerkes

Next Post

7 pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni me duar

Advertisement