Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vëllai im ka varikocelë

– Doktor Evi, jam shumë i shqetësuar, sepse vëllai im dyshohet se është infertil, pra, i paaftë për të patur fëmijë. I kanë thënë që ka varikocelë. Ai, kur ka qenë i vogël, ka pasur një problem gjenital me çfarë na ka thënë mami, sepse fatkeqësisht, ajo nuk jeton më. Më ka zënë frika dhe për djalin tim që e kam 2 vjeç sepse i ka pak të futura testikujt.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog:  – Nuk më thatë nëse dyshohet apo e kanë konstatuar tashmë se është infertil. Vëllai juaj duhet të bëjë një diagnostikim më të saktë. Siç e kam thënë edhe herë të tjera, statistikat tregojnë se 15% e meshkujve vuajnë nga varikocela. Kjo anomali, pra, infertiliteti, ndodh në shumicen e rasteve që në lindje, por pak prej tyre kurohen në kohën e duhur. Testikujt e fshehur nuk evidentohen që në lindje dhe ky është një shkak pse fëmija nuk kurohet në kohë. Duhen bërë kontrollet e nevojshme që në moshë të vogël të fëmijës dhe ato dallohen shumë qartë që në gjashtëmujorin e parë të fëmijës apo edhe deri në tre vjeç. Nëna duhet t’i kontrollojë fëmijët që të vegjël. Sa më shpejt të zbulohet kjo sëmundje, aq më mirë është, pasi edhe trajtimi bëhet lehtësisht dhe është më efikas. Ndërsa trajtimi i sëmundjes në moshë të madhe jo vetëm që është tepër i kushtueshëm, por mbart edhe një rrezikshmëri tjetër, pasi jo gjithmonë është i efektshëm.

– Pra, theksoj se varikocela është faktori kryesor, që zë gati 40 për qind të shkaqeve që ndikojnë për shfaqjen e infertilitetit te meshkujt. Në përgjithësi, shfaqja e saj nuk para shoqërohet me ndonjë dhimbje apo shqetësim të dukshëm që ta orientojë personin te mjeku. Janë të rralla rastet në të cilat djemtë e rinj mund të kenë dhimbje që i orientojnë drejt ndihmës mjekësore. Varikocela nuk është gjë tjetër vetëm se një zmadhim i enës së gjakut të skrotumit (të qeses), duke u bërë kështu shkak për uljen e aftësisë riprodhuese, nëpërmjet dëmtimit të spermatogjenezës. Ndërhyrja në kohën e duhur e ndihmon personin që kur të mbushë moshën e rritur, të mos përballet me problemet e infertilitetit. Kështu, është vetëm faktori moshë në të cilën duhet ndërhyrë në ndreqjen e anomalive të tilla. Ndaj, e nderuar zonjë, ju jeni ende në kohë për djalin tuaj 2 vjeçar që ta kuroni dhe të ketë sukses, ndërsa vëllai juaj të bëjë edhe një kontroll tjetër me një mjek specialist androlog dhe të shikojë mundësinë për t’u kuruar në kohë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E gjeta dashurinë siç më nevojitej

Next Post

Po sikur të jetë kancer i mushkërive?

Advertisement