Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Lidhje të ndryshme...
Tani, mund të bëhemi piratë të trurit tonë
Sallatë orientale me patate

Tani, mund të bëhemi piratë të trurit tonë

26

Në Britaninë e Madhe po shtohet fenomeni i përdorimit të aparateve të reja teknologjike që ndikojnë te truri, për ta relaksuar, për ta bërë më të gëzueshëm, për të mësuar gjuhë të huaja dhe për t’u përgatitur për provimet. Kanali televiziv anglez Sky nevvs ka dërguar korrespondentin e tij Tom Çeshajër për të provuar një stimulim të tillë (transcranial direct current stimulation (tDCS)-Stimulim aktual, i drejtpërdrejtë brenda kafkës), një trajtim eksperimental që është në rritje në Britaninë e Madhe. Çeshajër deklaroi se, pasi i kaluan një dozë prej “2.5 miliamperë drejt e në kafkë”, ai u ndje “dukshëm më i gëzuar dhe më llafazan se zakonisht”.

Si funksionon ky trajtim? Ai bëhet duke përdorur elektroda dhe lazer të lidhur në kokë, ose të futur në hundë, për të stimuluar disa zona të trurit. tDCS, i cili njihet edhe me emrin “stimulim i thellë i trurit”, është përdorur në të kaluarën për të trajtuar dhimbjen kronike, depresionin, bile edhe goditjen në tru. Sipas revistës “Medical Daily”, stimulimi i trurit me tDCS bëhet që të përdoret aftësia e tij natyrale për të mësuar gjëra të reja dhe për t’iu përshtatur mjedisit rrethues. Neuroshkencëtarja Kamila Nord po studion mënyrën se si tDCS ka qenë i aftë për të trajtuar depresionin, por efektet e tij të plota janë ende të panjohura. “Si shumë manipulime që i bëjmë trurit, ai i shfaq efektet e tij në disa zona”, thotë Nordi. “Por ne ende nuk e dimë mirë se çfarë bën dhe çfarë përmirëson. Unë mendoj se ai bën diçka, por ende nuk e dimë në ç’rrethana “.

Advertisement

Disa njerëz entuziastë janë duke përdorur aparate të bëra vetë, me qëllim modifikimin e trurit të tyre, por aparatet e gatshme tDCS “po bëhen më popullorë”, raporton kanali Sky. Aktualisht po përdoren dy të tillë, Foc.us dhe Thync, por Nordi këshillon që ato të mos bëhen pa mbikqyrjen e mjekut. “Ka elemente që na bëjmë të besojmë se është një teknologji e sigurt, por të luash me elektricitetin në shtëpi nuk është kurrë sjellje e sigurt”, shprehet ajo.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lidhje të ndryshme...

Next Post

Sallatë orientale me patate

Advertisement