Ja, këtë letër fillova të shkruaja për ty, dashuria ime e pafat, për ty, Xemlushi im… Ja, filloi dita e parë e pa ty u zgjova ne mengjes jo duke menduar per dashurin tone e si te bisedoj me ty, por duke menduar ndarjen, duke menduar se ti a je duke vuajtur si une? Me të thënë te drejten kam filluar te urrej nuk e di pse por me duket se per te gjitha ti ke faj. Ah sa shum po me dhemb shpirti kur po i kujtoj ditet me ty, e s’po mund te besoj qe me sjemi 1 por jemi 2, me sjemi LOQK e SHPIRT por jemi UNE e TI. Tani jemi dy te huaj siç qemë para se te njiheshim… 2 te rinj me zemra te vrara. 20 muaj te tere ishin nje enderr e mrrekullueshme, ah Zot sa gjatë paskam fjetur. Tani qe u zgjova nga ky gjum i thelle e pashë qe enderra nuk ishte realitet, e tani e kuptova nje te vertet qe shum me kan folur po une nuk e kam kuptuar, se jam shum e re per dashuri te mendoj. Kam menduar qe ky ka qen nje realitet por jo paska qen nje nga genjeshtrat e jetes qe shum po me zhgenjen… Tani nuk po mund te besoj me qe nuk jam me Ty. Po me duket se jam ne nje enderr, ne nje ankth te vertet, por nga kjo enderr po lus Zotin te me zgjojë sa me parë, ky ankth te mbaroj, por edhe pse Zoti me zgjoi shpejt e pashë që është nje realitet. Një kohe me thoshe “Une jam ti e ti je unë, me nje fjal të dua shum”. E sot më the krejtesisht te kundertet me the “unë jam unë, e ti je ti me fal Xemlushe por Lamtumirë.” Edhe pse me tha lamtumir gjithmon do te dua se kete fjal nuk e the me deshire po te shtyu Babai yt se mendon se je ende femijë. Por une do te pres gjithmonë, te dua pergjithmonë.
U thane lotet ne faqen e brishte, nepermjet nje erresire te pafund, aty ku u plagos nje flutur e pafajshme me shpresen se do te fluturonte. Ne ate ujin e qete, ra nje gure ku e turbulloi dhe e copetoi. Nuk i dha me shprese kesaj zemre te trishte. Koha i la te harruar keta sy te celur, la gjurmet e brishta nen hijen e tokes. Dy sy bojeqielli e copetuan kete flutur shumengjyreshe dhe e lane ne erresire. Dridhen buzet e çvirgjeruara dhe nuk shprehen, mbyllet zemra e flutures permes ajrit te mbytur. Bie heshtja e vdekjes. Degjohet nje dritherime zeri ne mjegullen e veses, por eshte shume larg dhe e mbytur. Eshte ajo flutur qe kerkon pak ajer nga jeta. Permes ajrit vjen vetem nje tym i zi ku i merr frymen perjete. Edhe e vdekur flutura nuk gjen dot ate paqe qe ja mori tradhetia e atyre dy syve. A.
Akoma ne venat e mia është një pasion i zjarrte. Akoma pas kaq shumë kohesh nuk munda te harroj prezencen tende, buzeqeshjen tende, menyren tende e te shprehurit “Te Dua”. I palumtur për te gjitha ato here qe brenda teje fshihet imazhi im, qe brenda fjaleve te tua do gjesh guximin, te me thuash edhe një here “Te Dua”! Për ditet e tua plot diell, larg meje, për mbremjet e tua te ftohta, pa pranine time, për çdo moment qe ti preferoje te beje shaka. Te heqesh dore nga dashuria, sa torturuese qe është e gjithë kjo! Një person i forte dhe i vendosur kam qene por ne fund i penduar! I palumtur! Mendova qe gjeta lumturine, kur isha i burgosuri i vetmise! I palumtur! Qe kerkoja dicka me te madhe pa e vene re qe kisha lënë mbrapa çdo gjë!