Test
- Çfarë roli luan mëlçia në trup?
- Pastron gjakun.
- Rregullon temperaturën e trupit.
- Mëlçia ka madhësinë e një:
- Topi futbolli
- Topi golfi
- Topi hokei
- Si mund ta dallosh nëse mëlçia është e shëndetshme?
- Me anë të një ekoje
- Me analiza gjaku
- Me radiografi
- A mund të vetërigjenerohet mëlçia?
- Po
- Jo
- Ju duhet të përpiqeni ta çhelmoni mëlçinë tuaj çdo muaj:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Pse alkooli është i keq për mëlçinë?
- Ai ngadalëson proceset e mëlçisë.
- Ai dëmton qelizat e saj.
- Acetaminofeni (Tylenol) është i sigurtë për mëlçinë:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Lëkura juaj bëhet e verdhë nëse vuani:
- Nga ekzema
- Nga verdhëza
- Nga herpesi
- A ka lidhje gjithmonë ceroza me alkoolin?
- Po
- Jo
- E vetmja mënyrë për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë është të ndalosh pirjen e alkoolit:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Ne e marrim vesh menjëherë nëse kemi një problem me mëlçinë:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Ju mund të vaksinoheni kundër:
- Hepatitit B
- Hepatitit C
- Hepatiti C përhapet më shumë nëpërmjet seksit:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Çfarë nuk bën mëlçia! Përveçse largon helmet nga gjaku, ajo kryen afro 500 punë, përfshi këtu edhe prodhimin e vrerit, një lëng që na ndihmon të tresim ushqimet. Mëlçia merr atë që hamë e pimë dhe e kthen në energji dhe substanca ushqyese. Për shembull, ajo ndihmon trupin të përdorë sheqernat. Ajo gjithashtu luan një rol në koagulimin e gjakut.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Mëlçia është një organ në formë trekëndëshi me madhësinë e një topi futbolli. Ajo peshon afro 1.5 kg dhe është organi më i madh i trupit, pas lëkurës. Ndodhet në anën e djathtë të trupit, brenda kafazit të kraharorit.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Doktorët përdorin analizat e gjakut për të parë nëse mëlçia është e dëmtuar, e sëmurë, apo ka ndonjë infeksion të mundshëm. Të gjitha këto zbulohen me një analizë gjaku. Doktorët e quajnë atë paneli i funksionimit të mëlçisë, ose profili i mëlçisë.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Mëlçia është i vetmi organ që rigjenerohet kur dëmtohet, ose hiqet një pjesë e saj. Kjo është arsyeja pse njerëzit mund të dhurojnë një pjesë të mëlçisë. Nuk ke nevojë të jesh pjesëtar i familjes për të dhuruar një pjesë të saj, por zakonisht, donatorët janë të afërm apo shokë të ngushtë (pasi operacioni është i vështirë).
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Disa njerëz bëjnë “pastrimin” e mëlçisë, duke ngrënë vetëm disa ushqime të caktuara, ose pirë vetëm lëngje, për të larguar helmet nga mëlçia. Nuk ka asnjë provë shkencore se këto dieta çhelmimi funksionojnë. Më mirë ndiqni gjithmonë një mënyrë të shëndetshme të të ngrënit, që t’i jepni mëlçisë ushqimet për të cilat ka nevojë.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Mëlçia zbërthen alkoolin për ta eliminuar nga trupi, por, nëse pi më shumë alkool sesa mund të përpunojë mëlçia, ai mund ta dëmtojë atë. Ka disa tipe sëmundjesh të shkaktuara nga pirja e shumtë e alkoolit: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur, hepatiti alkoolik dhe ceroza. Nëse ju duket e vështirë të lini alkoolin, atëherë kërkoni mendimin e doktorit ose ndonjë specialisti.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Pirja e këtij ilaçi me shumicë mund të shkaktojë një dëmtim serioz të mëlçisë. Mos harroni se ai ndodhet në më shumë se 600 ilaçe, përfshi këtu ato kundër dhimbjes, gripit dhe kollës. Për të rriturit, sasia maksimale që mund të merret në ditë është 6 tableta Tylenol, të marra nga çdo ilaç. Lexoni me kujdes përbërësit e ilaçeve që merrni dhe, nëse e vazhdoni trajtimin më shumë se 2 javë, konsultohuni me doktorin.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Lëkura dhe sytë tuaj mund të bëhen të verdhë kur ka në gjak me shumicë një substancë të quajtur bilirubinë. Ky është një pigment që trupi e prodhon kur shpërbën qelizat e rruazave të kuqe. Normalisht, mëlçia e filtron bilirubinën, por nëse keni shumë të tillë, ose keni një dëmtim të saj, atëherë mund të pësosh verdhëzën. Hepatiti A është shembulli i një sëmundjeje që shkakton verdhëzën. Edhe të porsalindurit e kalojnë këtë, pasi mëlçia e tyre është duke u zhvilluar dhe ka problem për filtrimin e bilirubinës.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ceroza, që shkakton dëmtimin e mëlçisë, është sëmundja më serioze që shkaktohet nga pirja e alkoolit. Prej saj vuajnë një në pesë alkoolikë. Ceroza është një sëmundje që shkakton dëmtimin e parikthyeshëm të mëlçisë, por nëse ndërprisni alkoolin, mund të ndërprisni përkeqësimin e sëmundjes. Megjithatë, ceroza nuk shkaktohet vetëm nga alkooli, por edhe nga shkaqe të tjera, të njohura dhe të panjohura.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Pakësimi i alkoolit mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të mëlçisë. Nëse ju nuk e ndërprisni dot vetë, kërkoni ndihmë nga specialistët. Megjithatë, ka edhe gjëra të tjera që mund të bëni për mëlçinë, si të mbani një peshë të shëndetshme me ushtrime dhe një dietë të ekuilibruar. Gjithashtu, bëni analizat për hepatitin C dhe pyesni doktorin nëse duhet të vaksinoheni kundër hepatitit A dhe B.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Sëmundjet e mëlçisë mund të jenë të heshtura për një kohë shumë të gjatë. Pothuajse gjysma e atyre që i kanë nuk kanë fare simptoma. Edhe tek ata që kanë, ato janë shpesh të vagullta, si ndihen të lodhur, ose kanë dhimbje muskujsh. Ju mund të keni edhe kruarje lëkure, fryrje barku, urinë me ngjyrë të errët, konfuzion, ose zverdhje të lëkurës dhe syve. Në këto raste, duhet të shkoni te doktori dhe të bëni analiza gjaku për t’u siguruar se problemi qëndron te mëlçia.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ekziston një vaksinë kundër hepatitit B, por jo kundër atij C. Te ne vaksinohen kundër hepatitit B të gjitha bebet e porsalindura dhe fëmijët, por jo të rriturit (këshillohuni me doktorin nëse nevojitet të vaksinoheni). Vaksina bëhet me tre injeksione brenda 6 muajve.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Hepatiti C zakonisht shpërndahet me anë të gjakut, për shembull, nëpërmjet shiringave të infektuara, ose transfuzionit të gjakut. Ai mund të kalojë nga nëna te fëmija gjatë lindjes dhe nganjëherë ngjitet edhe gjatë seksit. Rregulli është se, nëse rrezikohesh nga SST, atëherë rrezikohesh edhe nga hepatiti. Nëse nuk keni një partner të qëndrueshëm, duhet të përdorni gjithmonë prezervativ.