Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Cilat janë ushqimet më të mira për kockat?
Ambra Meda: Jeta ime është më e bukur nga ç’e kisha imagjinuar
Sandra: Çfarë kam kërkuar, e kam arritur

Ambra Meda: Jeta ime është më e bukur nga ç’e kisha imagjinuar

 

 

Ambra në një spektakël kërcimi? Kjo ishte vërtet një surprizë për të gjithë… Ndërsa luftonte në shtrat me sëmundjen më të rëndë, shumë vetë besuan fort se ajo do t’ia dilte dhe shumë të tjerë qenë skeptikë, por që të gjithë u bashkuan për t’i dhënë zemër në mënyrën e tyre dhe me mundësitë e tyre… Dhe sot, ja tek e shohim t’i gëzohet jetës me gjallërinë e një 18 vjeçareje dhe të na tregojë se, vërtet, gjëra të pamundura nuk ka!

Advertisement

 

Blerina Çizmja: – Ambra, paraqitja jote në Dancing VVith the Stars ishte një surprizë për të gjithë ata që tashmë e dinë historinë tënde. A ishte surprizë për ty propozimi që të erdhi për t’u bërë pjesë e spektaklit?

Ambra Meda: – Sigurisht që ishte një surprizë, pasi nëse më parë unë ëndërroja të isha gjallë, sot jam gjallë dhe po shijoj jetën time të dytë. U surprizova shumë nga telefonata e produksionit, kur më komunikuan propozimin. Nuk e prisja.

– E para pyetje që më erdhi në mendje kur të pashë mbrëmë në skenë, ishte: A është trupi yt i përgatitur për kërcimin?

– Në fakt, kjo është pyetja që i kam bërë edhe unë vetes përpara se të pranoja ftesën për të qenë pjesë e këtij spektakli, sepse aty duhet të vallëzoj, të harxhoj shumë energji, të lodhem me orë të tëra dhe nuk doja të futesha me idenë për t’u vlerësuar për të kaluarën time, por për atë çka do të jap në atë skenë të magjishme dhe të trajtohem si të gjithë të tjerët. Unë tashmë nuk kam më asnjë qelizë tumori në trupin tim, por duhet edhe pak kohë për të fituar imunitetin e trupit plotësisht dhe mendova se nga java në javë, kjo do të arrihet sepse specialistë në fushën e sportit më kanë thënë se kërcimi është sporti më i mirë për trupin e njeriut. Për fat, ndodhi që në kohën kur m’u bë ftesa unë kisha për të bërë kontrollet mjekësore në Gjermani dhe kur ua komunikova mjekëve këtë, ishin shumë pozitivë. Ata më thanë se trupi im është gati për ta përballuar një sfide të tillë.

– Rasti yt u bë shumë mediatik… E ndjen ende jehonën?

– Po, e ndjej në mesazhet e shumta që njerëzit më dërgojnë, tek intervistat si kjo që po bëj tani, si edhe te çdo njeri që më njeh dhe më përshëndet në rrugë.

– Thonë se gjithçka e keqe vlen për një të mirë dhe na mëson diçka më të mirë. Për çfarë të vlejti ty bashkëjetesa me sëmundjen?

– Me nisjen e kësaj sfide të bukur, them se kjo shprehje është shumë e vërtetë. Mund të them me plot gojën që jeta ime është më e bukur seç e kisha imagjinuar më parë dhe të mendosh që është vetëm fillimi. Bashkëjetesa me sëmundjen më vlejti për ta parë jetën në shumë këndvështrime e jo vetëm në një; për të bërë shumë miq, për t’u bërë një vajzë që vlerësohet nga të tjerët, si dhe për të kuptuar vlerat e vërteta të jetës që i kemi përpara syve e nuk duam t’i shohim. Sepse, ne e dimë çfarë duam, por nuk dimë çfarë kemi!

– Si po të duket vetja në skenën e kërcimit?

– E ndjeva veten si një balerinë, edhe pse e pushtuar nga emocionet. E shijova shumë sambën energjike dhe u mundova ta përcjell këtë edhe te publiku. Mbështetja e tyre më jep shumë forcë dhe dua të jap më të mirën sepse kështu kënaq veten dhe të gjithë ata që gëzohen duke më parë teksa vallëzoj.

– Mendon se do të dalësh triumfuese edhe këtë herë?

– (Qesh) E kush nuk do ta mendonte veten fitues?! Tani ngelet vetëm të punojmë fort, së bashku me partnerin tim Jurgen Balën dhe të fitojme zemrat e publikut, si dhe pikët e jurisë.

 – Për një gjë jam shumë e sigurt, në këtë spektakël do të kesh mbështetjen e të gjithë shqiptarëve. Si të bën të ndihesh ky fakt?

– A do të mund ta fitonte komandanti luftën pa ushtrinë? E vetme nuk mund t’ia dal, por mbështetja e tyre me pozicionon këtu ku jam sot!

 – E ke nisur shkollën tashmë?

– Po, jam në vitin e dytë gjimnaz në shkollën Nobel. Më kishte munguar shumë dhe tani e vlerësoj shumë më shumë se më parë.

 – E di se të gjithë të kërkojnë të japësh një mesazh, por ndoshta mesazhin e kemi të gjithë brenda vetes, thjesht nuk e gjejmë dot… Çfarë ke gjetur ti dhe çfarë beson se duhet të kërkojmë të gjithë brenda vetes sonë?

– Është një forcë brenda vetes që as ne vetë nuk ia dimë ekzistencën, derisa Zoti të vendos në një situatë kur ke vërtet nevojë për të. Mos u bëni më ambiciozë seç duhet; kërkesat duhet të jenë me limit dhe kënaquni me aq sa keni… vetëm mos harroni të ëndërroni!

 

Të bashkëjetosh me një ëndërr

 

– Të kërcyerit ishte një nga ëndrrat e tua?

– Jo ëndrra kryesore mund të them, por ka qenë një ndër pasionet e mia. Që e vogël kam kërcyer me kukulla, më pas edhe në spital nuk iu ndava kërcimit dhe, pse jo, tani, në një skenë yjesh…

– E kishe menduar ndonjëherë se do të kërceje pikërisht në këtë skenë yjesh?

– Nga ekrani kur e shikoja, e mendoja me vete, por ishte një nga ato mendimet pa zë që ngelen aty. Së pari sepse më dukej diçka shumë e madhe e shumë larg meje dhe sepse unë nuk kam bërë asgjë të jashtëzakonshme.

– Çfarë vlere ka për ty ky spektakël?

– Duke qenë se vendosa të jem pjesë e tij pa menduar lodhjen dhe përkushtimin, do të thotë që vlen shumë.

– Ke thënë se dëshiron të bëhesh mjeke, për të ndihmuar ata që kanë vuajtur si ti… Sot, këtë e quan ëndërr apo synim?

– Edhe sikur të devijoj pak nga synimi, nuk do t’u largohem njerëzve që vuajnë ashtu si unë dikur.

– Para se të sëmureshe, çfarë ëndërroje të bëheshe?

– Kam pasur talent për aktrim, megjithëse më dukej e vështirë për tregun shqiptar, por asnjëherë nuk i dihet…

 – Je ende shumë e re dhe ëndrrat e tua nisin sot… Cila prej tyre është më e madhja?

– Ndihem shumë e vogël për të folur për ëndrrat më të mëdha… Ëndrrat janë të realizueshme sa kohë kam shëndetin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilat janë ushqimet më të mira për kockat?

Next Post

Sandra: Çfarë kam kërkuar, e kam arritur

Advertisement