Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Sa zgjat interpretimi i ëndrrës?

– Doja të dija më shumë për kuriozitet se për sa kohë është i vlefshëm interpretimi i ëndrrave?

– Këtë nuk mund ta them me saktësi. Në momentin që shikon një ëndërr dhe unë ju jap shpjegimin, ju lidheni direkt atë me jetën tuaj të përditshme në një afat kohor brenda muajit. Rrallë ndodh që një ëndërr e parë tani, të dalë pas një viti. Ëndrra është diçka shumë misterioze dhe afati i parashikimit të saj është personal.

Advertisement

 

Profesori dhe shtëpia

– Në ëndërr pashë sikur po luaja me disa djem të vegjël dhe topi vinte gjithnjë në drejtimin tim. Unë mendova t’i thoja profesorit: “Më mirë të futem të luaj edhe unë”, meqë topi vinte nga unë. Shkova te profesori dhe sapo ngrita kokën t’i flisja, ai më zgjati dorën dhe më ngriti, sepse isha buzë një gremine. Më pas më mori dorën dhe shkuam drejt pyllit, ku ishte një shtëpi dhe ne u futëm aty. Më pas ai mori një telefonatë dhe një femër i tha: “Me mua s’ke më punë”. Ai më përqafoi dhe më mbante afër. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

– Një ëndërr e tillë tregon që keni një lloj simpatie për këtë profesor ose anasjelltas. E mendoni shumë, ndoshta edhe për shkak se ai ju vjen rrotull. Është diçka e paqartë, por që ka lidhje me ju të dy dhe këtë gjë e dini vetëm ju. Di që ëndrra ju paralajmëron të mos rrezikoni në lidhje me këtë profesor, sepse ai është i angazhuar. Femra, telefonata, shtëpia, tregojnë një familje. Qofsha e gabuar, por nëse ai është i martuar ose i angazhuar me një femër tjetër, mos jini ju pengesa e një çifti, sepse nuk do të keni një të ardhme të mirë. Sa jeni në kohë, tërhiquni. Nëse është ai që ju vjen mbrapa, verini një kufi sa nuk është vonë.

 

Grindesha

– Ç’do të thotë ta shikosh veten duke u zënë me njerëz? Kohët e fundit, e shoh shumë këtë ëndërr. Mbrëmë e pashë veten duke u zënë me kushërirën, kurse parmbrëmë, me motrën. S’e kuptoj se pse i shikoj këto ëndrra…

– Mos vallë jeni tip grindavec ose grindavece në jetën reale, e keni menduar?! Gjithsesi, grindja me të tjerët tregon se jeni duke u përpjekur të zgjidhni disa konflikte të brendshme ose disa çështje që i keni lënë pezull në jetën tuaj. Ndoshta jeni pak të padrejtë në jetën reale me personat që ju rrethojnë, por nuk është kurrë vonë për ta rregulluar këtë gjë. Nëse keni patur me këta persona në të kaluarën diçka që nuk shkon, atëherë është momenti që ta rregulloni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse disa burra i shajnë gratë e tyre?

Next Post

Albi Nako: Njëri ka fjalën, ndërsa tjetri, trupin...

Advertisement