Humba varësen e floririt
– Në ëndërr pashë sikur më humbi varësja ime e floririt dhe një miku im më dha varësen e tij. “Të mos e kesh qafën bosh”, më tha. I thashë se do t’ia ktheja sa më shpejt, por më tha “mbaje, është e jotja”. Ju lutem, mund të më thoni, çfarë kuptimi ka? Ju faleminderit paraprakisht.
– Të humbësh një gjë me vlerë në ëndërr do të thotë që do të humbisni ndoshta një lloj respekti apo vlere në sytë e dikujt që e quani të rëndësishëm. Megjithatë, mos u trembni seçse do ta rifitoni menjëherë atë lloj respekti apo vlerësimi që e quanit të humbur dhe kjo do ta bëjë akoma më të fuqishëm reputacionin tuaj.
Shoh shumë fëmijë
– Përshëndetje! Ç’do të thotë të shohësh fëmijë në ëndërr? Shumë herë e shoh që lind fëmijë e nuk e di që jam shtatzënë. Ndonjëherë e shoh edhe që lind fëmijë para kohe. Kam parë shpesh fëmijë dhe një herë kam parë sikur i thoja burrit: “Pse nuk u ke blerë një shtrat fëmijëve?”. Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr, ç’do të thotë?
– Të shohësh fëmijë në ëndërr ka shumë kuptime, por së pari tregon dëshirën për të patur vërtet fëmijë. Ana tjetër e ëndrrës tregon një pjesë e karakterit tuaj e cila ngelet akoma e pafajshme, naive dhe ndiheni shpesh fëmijë në vetvete. Keni nevojë për më shumë dashuri dhe sidomos mbështetje psikologjike, mbi të gjitha nga personi që ju e konsideroni më të afërt.