Në faqen zyrtare të KF Tirana sapo u njoftua për shkarkimin e trajnerit Shkëlqim Muça. Ja ç’thuhet aty:
“Në përfundim të ndeshjes Tirana – Flamurtari, KF Tirana për shkak të rezultateve jo të mira ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Shkëlqim Muça. Drejtuesit i kanë komunikuar teknikut largimin dhe arsyet e kësaj ndarje. Në shtatë javët e para të kampionatit, përkunder pritshmërive, skuadra nën drejtimin e Muçës ka marrë më pak se 40 përqind të pikëve, një ecuri aspak pozitive. Duke parë situatën e krijuar pas barazimit në shtëpi me Flamurtarin, drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një mbledhje emergjente për të marrë këtë vendim. KF Tirana e falenderon trajnerin Muça për gjithçka ka dhënë në drejtim të skuadrës dhe i uron suksese në karrierën e tij.