Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju…
– Ty, vallahi të kisha harruar Mira, por ja ku ishe aty, përpara kompjuterit, duke përcjellë me sytë viktorianë gjithë pafajësinë e botës. Nganjëherë, grindem me vete dhe them: “Si nuk martohen një orë e më parë, bukuri të tilla?”. Por pastaj (oh “pastaj”) kujtohem se në këtë botë ka edhe neurokimi, edhe neurekonomi. Vjen sahati, kur t’i dojë atij, thotë populli. Gjithsesi, Mira burrelsja Mira, elegantja Mira, të uroj gjithë të mirat e kësaj bote. Urime! V.O: Të raftë një e mirë, uroj Mira e “Intervistës”, se m’i mbushe dy pasdite plot me ëndrra të bukura. Nganjëherë u “ngopke” edhe vetëm me ëndrra!
– Nuk e di çfarë ndjenje është konkretisht, por që lidhet me mirësinë, pa diskutim. Është ndjenja që lind brenda meje, kur Anesti Deçka (pedagog drejtësie në Itali) dhe Adem Mezini, pedagogu im i famshëm i historisë moderne, qenkan edhe komshinj, edhe miq, le të themi. Ju dua fort të dyve, ju, që keni mbushur pjesë të ndryshme të jetës time, me aromën e njeriut të mirë. Ju përqafoj fort!
– Do të doja të ekzistonte vërtet makina e kohës dhe të kthehesha në vitin 1890 e të të përqafoja fort, ty Herman Melvil, për librin “Mobi Dik”. Të them jam mrekulluar, jam vetëm me cektësinë e ndjenjave. Më e saktë do të qe: Jam shokuar, se deri ku shkon talenti i njeriut shkrimtar. E kam parë edhe filmin, po ku e ku! Të përqafoj fort edhe ty o Krenar Zejno, që ma sugjerove. Më vjen inat që po e mbaroj, por do t’i kthehem prapë!
– Dhe ka mbetur njeri i mirë… Kështu më the, miku im Ilir Mataj, kur të dhashë librin e F. Degës: “Pronësia intelektuale”. “Ka mbetur”! Do të thotë se këtë vit, kanë thyer shumë karaktere dikur të mirë dhe nuk është kollaj “të mbetesh”. Fjalë të shkurtra, plot kuptim. Urime, Ilir dhe ti Tosi, patjetër!
– Panairi i Plotësive… (Pse jo i kotësive, se romani i famshëm) kështu do ta quaja rrugën buzë liqenit të Tiranës, nga Diga te shkolla “Uillson” e më tej. Paradite, po sidomos pasdite, aty ka një vërshim të njerëzve. Si dikur, xhirua e mbrëmjes në plazh apo bulevard. Dhe secila në të veten ja… Kjo zonja, jo me një, po dy shkopinj, si të skiatarëve ecën dhe ecën. Përditë e përditë, kjo bjondja, që më kujton Rozana Podestën, apo Silva Koshenin, ulet në stol, nxjerr gjirin e plotë dhe të bukur e ushqen fëmijën. Ky tjetri, ndonëse është autik, vjen përditë me nënën. Dhe të gjithë i hapin rrugën me respekt, aty te “palestra” natyrore. Pa harruar një ish-këngëtare të operas, që ecën dhe këndon arie, me zë aq të lartë dhe të bukur. Këndon dhe çfarë të kënduari! Kulmin, sigurisht e prbën një çift pensionistësh: Gruaja ecën para, me çadër. Burri (një ish-oficer dhe shofer) i bie lehtë e lehtë defit (dajres) që ajo ta ndjejë më mirë shëtitjen… Dhe kjo quhet jetë. Jetë e bukur, madje! Urime!
– Sa, herë shoh Elisabeta Gjonin, më bie ndërmend Ilda Dega. Në atë moshë që janë ato, mbeten më të bukurat e shoqeve të mia. Por çudia është se ato të dyja kanë qenë edhe shoqe, grupi më ekonomik. Tani, njëra drejtore në Ministrinë e Jashtme, tjetra Zv/guvernatore e Bankës. Aferim! Mirëpo mua vazhdon të më përthithë bukuria e tyre e pacënushme. Dhe të mendosh se secila ka nga dy vajza në moshë për familje. Epo, edhe kënga e thotë “Më e mirë nëna, se e bija”. Gjithsesi, i uroj nga zemra, sidomos për Mirësinë! Urime!
– Ajo që ndjeva në datë 2/09/2015 në mjediset e fabrikës që ti administron, ishte në limitet e mrekullisë, e dashur Zhaneta Saziu. Por, këtë radhë, befasia nuk qe personaliteti yt shumëspektral. Të kam shkruar dhe do të të shkruaj përsëri, madje as respekti yt për shkrimtarët. Jo! Qenë sytë e jashtëzakonshëm të Noemit, vajzës tënde dhe kopshti në rrugët e fabrikës. Edhe ullinj, edhe shegë, plot me kokrra, pashë aty. Ç’të them për ty, Zhani? Si quhet ai njeri, të cilit i shkon mendja në detaje të tilla? Prandaj, sikur të të kisha motër, të uroj: U bëfsh 100 vjeç! Puthi fort prindërit dhe bliji urgjent një hudhër Noemit. Dhe patjetër, puthe fort. Të fala edhe vajzës tjetër, që ka shkuar në Angli për të mbrojtur masterin!
– Siç të thashë kur u takuam herën e fundit, dëshira ime më e madhe, është të bëhem gjysh, i dashur Petrit Shehu. Ashtu siç je bërë ti me Alisen dhe të tjerë, ndofta. Sa e bukur! Sa mirë fliste turqisht! Sa e mirë në biseda! Të ka bekuar Zoti, i dashur Petrit. Dashtë, edhe për mua. Gjithsesi, përqafoje fort Alisen, që u bë sebep i këtij meditimi dhe urimi!
– Kur të pashë atë natë me bebushin (që e mbante nëna, apo vjehrra) dhe të thashë: “Kam respekt për personalitetin tënd”, a e di ku e kisha fjalën, e dashur Klajda Gjosha? Te fakti që ti nuk hyn te njerëzit e fryrë, të vetëkënaqur, mendjelehtë. Është fat për çdo qeveri të jesh ti aty. Këtë desh ta thashë. Të flas për sytë e tu, e di që jam i fundit në radhë… Të përqafoj fort, njeri i “dënuar” për të qenë i mrekullueshëm, Klajda!
– Shoh herë pas here në ndonjë stacion televiziv reklamen që bën TBU-ja për fillimin e regjistrimeve. Buzëqesh lehtë me mirësi. Ndërkohë, më vjen kaq keq që vajza ime Sara nuk shkon atje. Atje, ku pasi mbaron, ke një profesion të sigurt (po edhe punë të sigurtë) dhe pse jo, edhe një krenari që në shtëpi ke diplomën e saj. Kruse unë them: Urime Artan, urime TBU-në vitin shkollor 2015-2016.
– Bamirësia nuk njeh spërdredhje pas fjalëve demek të bukura dhe… gurë në trastë. “Sa do”, më the shkurt dhe prerë, i dashur Ilir Adili. Më kishe çuar edhe mesazh. Të falënderoj fort, unë dhe Sara. Ndërkohë, po të them se, i ndikuar edhe nga kjo përmasë bamirësie që ti e ke tempullore, shkova në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe dhurova 40 libra për të burgosurit. Kurse te Azili i Tiranës, 16. Por, e theksoj me shumë çiltërsi. Isha i impaktuar. Duhej një ngacmim, një shtysë dhe në këtë rast, ishe ti i dashur Ilir. Zoti të bekoftë, gjithë jetën!
– Në fakt, nuk e kisha mendjen te motrat Vjollca që prodhojnë kaq shumë legjenda urbane. Në të vërtetë, po të vish andej nga liqeni, gjen me qindra yje të vërteta, po që nuk dalin në TV. Sidoqoftë, ato po drejtonin një koncert në Sarandë dhe në një insert, të pashë ty, shoku i universitetit Vladimir Demaj. Ishe bërë shef kulture. Sa ishe shëndoshur, mor burrë! Nuk bën not? Gjithsesi, më hoqe mallin dhe po të dërgoj këtë urim, i dashur Ladi, bashkë me një libër timn. Të përqafoj fort.
– Që turizmi krutan është kaq i promovuar, për këtë luajnë rol edhe dy muzetë: I Skënderbeut dhe ai etnografik. Dëgjova drejtorin e tyre që fliste dhe m’u duk i njohur ky zë. Mos e kam patur në kursin pasuniversitar, apo i kam bërë ndonjë intervistë? Mos është ky që e ka patur babain një burrë zotni, në Nikël? Nuk i jap dot dum, por nga zemra e uroj për intervistën: Urime!
– U bëmë për mall, i dashur Ndoc Uci! Ku je mor njeri i mrekullueshëm i minierave dhe shoqërisë? Mezi pres të të takoj, Ndoc! Të përqafoj!
Përshëndes zemrën time Nardin që e dua shumë dhe që e adhuroj pa fund. Nga Xhelozja e tij.
Pershendes vellain tim Anin, Flutren Kj., Floren Kj., Anen Korcë Anën Tr., Ilian Xhelatinen Vl. Nardin Dr. Anen Kj. Arturin e Kafazit të artë 5 etj. Ju uroj fundjavë të këndshme. Nga Xhelozja e Lalit.