Përbërësit për 4 vetë:
4 feta salmoni të tymosur
2 patëllxhanë
2 lugë gjelle me pana të trashë
2 lugë gjelle salcë kosi
Majdanoz, kripë, pipër, uthull, vaj
Përgatitja
Priteni patëllxhanin në feta dhe piqeni me pak vaj në furrë (edhe mund ta skuqni, por do të thithë shumë vaj). Lëreni të ftohet. Mbi çdo fetë patëllxhani vini feta të holla salmoni. Përzieni panën, salcën e kosit dhe majdanozin, hidhini kripë e uthull sipas dëshirës dhe shtojeni mbi salmon. Nëse e doni dietike, zëvendësojeni panën me salcë kosi. Rrotullojini fetat e patëllxhanëve dhe fiksojini, nëse nevojitet, me kunja dhëmbësh. Shërbejini si meze.