Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Diabeti më ka dëmtuar veshkat

– I nderuar Doktor Dashamiri, jam 68 vjeç dhe vuaj prej diabetit tip 2 prej 15 vjetësh. Kohët e fundit ndihem i lodhur, mezi lëviz, jam fryrë nga fytyra dhe gjymtyrët. Pas analizave, mjekët më thanë që i kam veshkat të dëmtuara rëndë, por kam edhe çrregullime të kalciumit. Më kanë rekomanduar të bëj analiza të tjera të tiroides dhe sidomos, një hormon të gjëndrës paratioride, i cili ka rezultaur të jetë shumë i lartë.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – I nderuar zotëri, ju falënderoj për pyetjen që më dërgoni, edhe pse më shumë më ngjan si një rast studimor për t’ua servirur studentëve të Mjekësisë. Unë do të mundohem ta trajtoj thjesht problematikën tuaj. Sëmundja bazë që ka sjellë gjithë çrregullimet e tjera në organizmin tuaj është diabeti i I i sheqerit. Me shumë gjasa, kjo sëmundje nuk është trajtuar si duhet, ndaj ka shfaqur probleme apo dëmtime të rënda në veshka. Prekja e veshkave nga diabeti është ngjarje që fatkeqësisht ndodh te shumica e diabetikëve. Dëmtimi i veshkave nga diabeti kalon në disa faza, që në fazat e hershme ku manifestohet me praninë e proteinave në urinë, deri në fazat e rënda e të vonshme, ku veshkat e humbin plotësisht funksionin e tyre dhe përfundojnë në dializë.
– I tillë është edhe rasti juaj dhe mendoj se me të drejtë kolegët ju kanë sqaruar që shenjat klinike që keni, përputhen me çrregullimet e veshkave. Vlerësoj se pjesa tjetër e pyetjes tuaj që ka lidhje me dozimin e hormonit të tiroides dhe paratiroides, gjen shpjegim pak a ashumë si te fenomeni i mësipërm. Me këto ndryshime hormonale, në terren të dëmtimeve të veshkave nga diabeti organizmi nuk është më në gjendje të ruajë balancën ose normalitetin mes kripërave minerale, proteinave, elektroliteve, substancave të dëmshme dhe jo të dëmshme.
– Një nga elementet që çrregullohet më shumë në këtë rast është kalciumi. Meqenëse kalciumi është jetik për organizmin, trupi ynë nuk mund të funksionojë me vlera jonormale të tij. Në këtë situatë, për pasojë, struktura të tjera të organizmit, siç është gjëndra tiroide dhe paratiroide futen në lojë duke prodhuar hormone apo substanca të tjera me qëllimin e vetëm normalizimin e vlerave të kalciumit në gjak. Përsa ju shpjegova më sipër hidhet dritë mbi lidhje kompensatore që kanë organet me njëra-tjetrën. Kjo do të thotë që gjëndra juaj paratiroide nuk është e sëmurë vetvetiu, por prodhon më shumë hormonin e saj, për shkak të ndryshimit në veshka. Megjithatë, nëse do t’i kisha të dhënat e plota, mund të kishim qenë më konkretë në konfirmimin apo përjashtimin e ndonjë sëmundjeje të vetë gjëndrës paratiroide. Me qëllimin për të mos u ndalur në detaje më të imëta shkencore, ju them se është e rëndësishme në rastin tuaj të ndiqni sëmundjen bazë të diabetit, të konsultoheni me specialistët se në ç’fazë janë komplikacionet e diabetit, sidomos ato renale apo të veshkave.
– Si përfundim, nuk shikoj asgjë për t’u shqetësuar, vetëm se fakti që keni kaq pasoja nga sëmundja e diabetit, më bën të mendoj se deri tani, nuk keni bërë ndjekje të mirë, ndaj nuk është vonë të riktheheni në ndjekje normale, ku secili ta bëjë mirë rolin e tij. Dhe konkretisht, ju duhet të informoheni më shumë dhe të zbatoni me përpikmëri këshillat mjekësore. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ervin Gonxhi: Eran, ti je një thesar!

Next Post

Suzana Skeja: Më morën zërin, më futën edhe në burg!

Advertisement