Do të të dua gjithnjë. Po e nis këtë letër me fjalët: Të desha, të dua dhe do të dua përgjithmonë. Ah sa vështirë qenka që nën dirigjimin e vuajtjes së tmerrshme dhe nën tingujt e melodisë nga thellësia e plagëve shpirtërore ta nxjerrësh ndonjë shkronjë dhe ta shkruash fjalën — dashuri. N & M.
Dashuri ky vullkan i vuajtjeve shpirtërore. I dashuri im tani jemi të ndarë, këtë nuk mund ta mohoj, por një gjë të tillë ende nuk e besojnë sytë e mi të kaltërt, të cilët edhe pse të përlotur dhe të lodhur nga nostalgia e mungesës sate ende edhe na mbetën përgjysmë përpilimet e planeve të reja për një ardhmëri të lumtur. Por jo. Këtë nuk e besoj. Kush e di, ndoshta edhe do të ndodhë. Dhe, nëse ndodhë, atëherë do të isha njeriu më i lumtur në botë. I dashur po i shkruaj këto vargje të shkurtra jo për të thënë sesa të kam dashur, sepse këtë e di edhe vet, apo për të ndërruar mendjen tënde, por vetëm desha të them se unë e dashura yte e dikurshme, edhe pas gjithë asaj që më bëre ende jam gjallë dhe jetoj e vetmuar në një skaj të kësaj bote të çuditshme. K.
Ende unë e gjora, të dua, më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ti e di se unë gjithmonë t’i pranova këshillat e tua, ndërsa ti kurr nuk pranove këshillat e mia dhe pikërisht për këtë shkak në mes heshtjes sime dhe dyshimit tënd u formua hendeku i urrejtjes në të cilën pastaj u futen plumbat e gjelozisë që na vranë dashurinë. Sara.
Advertisement