Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Apokalips
– Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr apokalips, shkatërrime, cunami? Nuk i mbaj mend me hollësi, di vetëm që shikoj shpesh ëndrra të tilla dhe më shqetësojnë. Jam në pritje të përgjigjes suaj. Faleminderit.
– Nuk është ëndërr e frikshme, apokalipsi apo shkatërrimet që shikoni në ëndërr tregojnë për ndryshime rrënjësore që po ndodhin brenda jush, por që do t’i vini edhe në jetë. Mund të jetë fundi i diçkaje e cila do t’ju mërzisë shumë për momentin dhe fillim i ri i diçkaje tjetër që do t’ju lumturojë, por më vonë. Pra, ëndrra të tilla paraqesin kalimin nga njëra fazë në një tjetër. Vullkanet, gropat, humnerat apo vështirësitë që mund të shikoni gjatë ëndrrës paraqesin ankthin dhe pengesat që do të hasni gjersa t’i kapërceni.

Po i jepja gji bebes
– Mbrëmë pashë në ëndërr një bebe në gjirin tim dhe sikur i jepja qumësht. Ndihesha shumë mirë, edhe pse në realitet nuk jam nënë. Ç’do të thotë?
– Fëmija në ëndërr është reflektimi i dëshirës suaj për t’u bërë vërtet nënë. Edhe dhënia gji, këtë dëshirë tregon. Uroj t’ju bëhet realitet sa më shpejt.

Burgu dhe babai
– Kam parë në ëndërr sikur isha në burg, por nuk e di se për çfarë. Ndenja një muaj dhe më pas dola. Pashë sikur po ecja rrugës për të shkuar në shtëpi dhe takova babain tim i cilin në fakt nuk jeton. Ai sikur ishte ringjallur, por ishte i tmerruar, kishte një shikim të keq dhe lëkurën të nxirë. E përqafova duke i thënë se isha mërzitur shumë për të, ndërsa ai ishte pak i ftohtë dhe më fliste për punët e tij, por nuk mbaj mend gjë se çfarë. Ç’do të thotë, ju lutem?
– Të shikosh veten në burg do të thotë se ndiheni si të burgosur ose të kufizuar në disa aspekte të jetës suaj reale. Nuk shpreheni lirshëm, por i mbani të gjitha brenda vetes. Fytyra e babait paraqet një situatë të jetës suaj ose një sekret që ju mundon shumë. Gjithashtu, paraqitja e babait paraqet edhe mallin që keni për të dhe faktin që jeni shumë të shqetësuar në këtë periudhë. Prindi në ëndërr vjen përgjithësisht me një mesazh. Nëse ju keni dëgjuar qartë se për çfarë ju ka folur babai në ëndërr, atëherë mundohuni që për atë aspekt që ju ka folur aty, të ndryshoni diçka dhe të bëni një hap të ri, qoftë edhe duke u shprehur me dikë. Ka mundësi të jetë çelësi i suksesit tuaj dhe t’ju ndihmojë të dilni nga gjendja ku keni rënë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SALI BERISHA DHE ÇEZ-i

Next Post

A mund të bëj muskuj barku në kushte shtëpie?

Advertisement