Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Dj Blunt dhe Real 1: I duam femrat me xhinse...
Masato Fukui, futbollisti i parë japonez në Shqipëri Si po e përjetoj aventurën shqiptare…
Eva Murati: Jam vajzë deti...

Masato Fukui, futbollisti i parë japonez në Shqipëri Si po e përjetoj aventurën shqiptare…

Masato Fukui ka qenë heroi i Tiranës në ndeshjen e parë të Superligës. Japonezi ka bërë një debutim fantastik me fanellën e bardhebluve duke shënuar golin e fitores përballë Tërbunit në fitoren 1-2, të arritur në Pukë. Sulmuesi as nuk e kishte imagjinuar një start të tillë dhe shprehet mjaft i lumtur për paraqitjen në fushën e blertë. Ai është i sigurt se Tirana do ta fitojë titullin kampion dhe beson fort te lojtarët me të cilët stërvitet. 26 vjeçari është lojtari i parë me origjinë japoneze që luan në Shqipëri. Ai na rrëfen nëpërmjet kësaj interviste, e cila është e para për të e këtij profili, se si është përshtatur dhe si i duket vendi ynë…

Eraldo Harlicaj: – Anata no yūjin Masato… a jam i saktë?
Masato Fukui: – Përshëndetje, përshëndetje… (Buzëqesh) Pas shumë tentativash, ia arrite!
– Si ndiheni në Shqipëri?
– Shumë mirë, jam përshtatur shpejt. E kam paksa të vështirë të orientohem me gjuhën apo me qytetin, por më kanë pritur vërtet mirë.
– Dimë pak për ju, vetëm faktin që jeni sulmues i Tiranës dhe vini nga Japonia. A mund të na tregoni pak për veten?
– Unë jam një njeri i thjeshtë që fati më ka përzgjedhur të realizoj ëndrrën time më të bukur, të jem futbollist. Kam filluar të luaj që fëmijë në Japoni dhe karriera ime ka nisur atje. Në vitin 2013, iu bashkova Sutjeskës në Mal të Zi dhe luajta për dy sezone. Tani jam në Shqipëri.
– Si erdhët të luanit për Tiranën?
– Më bënë një ofertë të mirë që i plotësonte kushtet e mia dhe e pranova. Mbasi mbërrita këtu, më thanë se trajneri Muça më kishte ndjekur dhe i kisha pëlqyer se si luaja. Duke biseduar edhe me menaxherin tim, por edhe duke u njohur me historinë e Tiranës, erdha me dëshirë.
– A jeni i përmbushur në pritshmëritë tuaja?
– Po, madje mund të them se më janë tejkaluar. Këtu tifozët janë më të zjarrtë se në Mal të Zi.
– Si u ndjetë në debutimin tuaj me fanellën bardheblu?
– Mund të habiteni, por isha i emocionuar. Çdo fillim është i vështirë. Më vjen mirë që e nisa më këmbën e djathtë dhe bëra një paraqitje të mirë. Aq më tepër që të shënosh duke i dhuruar ekipit fitoren është si qershia mbi tortë.
– E kishit imagjinuar ta nisnit me gol?
– Kisha përfytyruar shumë gjëra, por më vjen mirë që realiteti doli shumë më i bukur se ato çfarë kisha menduar unë. Sigurisht që për sulmuesin pjesa më e rëndësishme është të shënojë, kjo është detyra ime. Më vjen mirë që goli im shërbeu për të marrë 3 pikët. Shpërbleva besimin e trajnerit, tifozëve dhe shokëve të ekipit.
– Si ju duk atmosfera e krijuar, më e zjarrtë se në Mal të Zi?
– Më kishin thënë që kemi tifozët më të mirë në Shqipëri dhe e vërtetova më së miri. Tirana kishte një tifozeri të zjarrtë, siç e kanë emrin, fanatikë të ekipit të zemrës. Na mbështetën edhe kur ishim në disavantazh.
– Luani sot me Laçin, një ndeshje mjaft delikate… Si mendoni se do të dilni?
– Ne jemi përgatitur për fitore dhe do të hyjmë në fushën e lojës me një qëllim të qartë. Unë nuk e njoh shumë mirë, por nga ajo që më kanë thënë, Laçi është një ekip shumë konkurrues dhe kanë një trajner shumë të mirë. Ata kanë fituar kupën e Shqipërisë dhe janë kockë e fortë. Për të dalë kampionë, ne duhet të mposhtim çdo kundërshtar.
– Besoni se Tirana do të dalë kampione?
– Është herët të flasim, por një ekip me një histori si e jona, me këto investime dhe me këtë mbështetje, ka si synim kryesor vetëm titullin Kampion. Ne do të bëjmë maksimumin dhe besoj fort se do të marrim trofeun kryesor!
– Një deklaratë e tillë është për t’u vlerësuar, por a është pak e nxituar e thënë nga ju, që nuk i njihni mirë skuadrat shqiptare?
– Keni të drejtë, por unë e besoj. Ekipi për të mundur është Skënderbeu, e kam ndjekur në të gjitha ndeshjet që ka bërë në Ligën e Evropës dhe besoj se duhet vlerësuar, por nuk është ekip i pamposhtur. Skuadrat e tjera do t’i njohë në fushën e lojës, ku shpresoj t’i marrë të gjitha pikët e mundshme.
– Fukui, e keni të vështirë të merreni vesh në dhomat e zhveshjes?
– Të jem i sinqertë, kam vështirësi pasi unë nuk e kuptoj fare gjuhën shqipe. Edhe anglishtja ime nuk është e një niveli shumë të mirë dhe kam pak vështirësi, por për fat, në futboll mund të kuptohesh edhe pa folur. Me kalimin e kohës, do ta kem më të lehtë.
– A e njihni ndopak Tiranën?
– Po, deri te supermarketi shkoj vetë tashmë. (Qesh) Kam shëtitur me shokët e ekipit, por akoma nuk e kam mësuar, që të dal vetë. Më pëlqen shumë liqeni, ku është ajër i pastër dhe shumë njerëz që bëjnë xhiro; është bukur.
– Fatkeqësisht, nuk ka peshk…
– (Qesh) Po të kishte, do të merrja kallamin të gjuaja direkt…
– Japonezët janë shumë të lidhur me peshkimin…
– Në vendin tim është një mjet jetese dhe një pjesë e madhe e popullsisë merren me peshkim. Kam njerëz në fisin tim që jetojnë me peshk. Mua, normalisht, më pëlqen të gjuaj, por nuk e kam ushtruar kurrë. Nuk i dihet në të ardhmen, pas futbollit. Peshkun më pëlqen më shumë të ha sesa ta gjuaj. (Qesh) Më kanë rekomanduar disa vende në Shqipëri ku mund të ha peshk…
– Cilat?
– Më kujtohen qytetet, por jo peshqit. (Qesh) Në Pogradec dhe në Shkodër. Do të shkoj të ha kur të luajmë me Vllazninë.
– Sa ndryshon kultura jonë me tuajën?
– Ndryshojnë shumë. Ne kemi zakone dhe tradita krejtësisht të tjera nga ju. Pastaj ne dallohemi edhe në pamje.
– Më mirë në Shqipëri apo në Mal të Zi?
– Nuk mund të them. Kam kaluar dy vite shumë të mira në Mal të Zi. Të presim çfarë do të më rezervojë aventura shqiptare… Faleminderit për këtë intervistë dhe Sayōnara (mirupafshim).

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dj Blunt dhe Real 1: I duam femrat me xhinse...

Next Post

Eva Murati: Jam vajzë deti...

Advertisement