Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

E kërcënoi ish-vjehrra
– Motra ime ka parë në ëndërr sikur ishte me mamin, kur papritur i erdhi ish-vjehrra, duke i bërtitur për shkak të një autobusi që e kishte vonuar. Mamaja ime heshtte, ndërsa ajo i thoshte ish-vjehrrës që të qetësohej dhe të mos bërtiste aq shumë. Ndërkohë që fliste, ajo i drejtohej me gisht. Ia kishte marrë dorën dhe ia shtrëngonte. Ajo kishte bërtitur dhe i kishte thënë që do ta denonconte. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?
– Ëndrra e motrës suaj tregon për të kaluarën e saj nga e cila nuk është shkëputur totalisht, sepse e marrin nëpër gojë dhe ajo i mendon shumë. Ish-vjehrra i mban inat dhe e bën fajtore vetëm atë për divorcin që ka kaluar, ndërsa motra juaj nga ana tjetër është e vetëdijshme që ka bërë zgjedhjen e duhur, edhe pse ajo vazhdon ta kërcënojë. Për ca kohë do të durojë këtë lloj kërcënimi dhe thashethemet, por nuk duhet të reagojë. Duhet të ruajë qetësinë; këtë mesazh i jep ëndrra asaj. I urojmë qetësi!

Me shoqet në anije
– Kam parë në ëndërr një anije në të cilën isha edhe unë, bashkë me shoqet e mia që po ecnin dhe qeshnin, por që më rrinin mënjanë. U zgjova nga gjumi, por kur më zuri gjumi përsëri, pashë një anije tjetër. Isha bashkë me prindërit e mi dhe ata më rrinin afër. Ç’do të thotë?
– E nderuar lexuese, ëndrra juaj tregon që do të përfshiheni në një situatë të pakëndshme të krijuar nga miqtë tuaj dhe do të kërkoni rrugë të tjera ngushëllimi sepse do të keni nevojë për siguri dhe mbrojtje. Megjithatë, duhet ta dini që ngrohtësinë dhe mbështetjen e duhur do ta gjeni vetëm te prindërit tuaj, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni. Gjithçka do të jetë kalimtare.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më djegin, lotojnë dhe kryhen sytë

Next Post

Çfarë të përdor për të patur më shumë energji?

Advertisement