Që prej vitit 2003 është vërejtur një risi: Spamet, apo emailet e padëshiruara në emalin tonë janë pakësuar, nëse i besojmë një studimi të kryer nga ndërmarrja që prodhon programe antiviruse, Symantec. Fakt simbolik, numri i tyre në kutinë tonë të emaileve të marra ka kaluar nën shifrën 50% (49.7%). Megjithatë, nëse i besojmë studimit të bërë nga Symantec, këto mesazhe të padëshiruara vazhdojnë të përdoren nga kriminelët dhe mashtruesët e tjerë të internetit, por ata duhet t’i bëjnë ballë një konkurrence edhe më të dëmshme, të nxjerrë nga hakerat: Programet e dëmshme, ato që quhen maluerë. Ndërkohë që numri i spameve pakësohet, ai i maluerëve, shtohet. Në qershor 2015, u arrit numri më i lartë i sulmeve në 12 muajt e fundit: 57,6 milionë programe të tilla gjatë qershorit, kundrejt 44.5 milionë në maj dhe “vetëm” 29.2 milionë në prill. Gjigandët e internetit bëjnë ç’është e mundur për të hequr qafe spamet, gjë që shpjegon uljen e numrit të tyre. Ky është një lajm i mirë, por Symantec përsëri na kujton se duhet të tregohemi vigjilentë kur hapim një email që duket i dyshimtë.
Advertisement