Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Horoskopi 14 shtator-20 shtator
Bledi Shkëmbi: Në Kroaci, me besimin të plotë se mund t’ia dalim
Anastasia: Pse vendosa t’i them “po” Shqipërisë!

Bledi Shkëmbi: Në Kroaci, me besimin të plotë se mund t’ia dalim

Skënderbeu i tij nuk arriti të rrëmbente një rezultat pozitiv përballë Dinamos së Zagrebit, por kapiteni shënoi një supergol. Ndeshja e së mërkurës mes korçarëve dhe kroatëve, e vlefshme për turin play-off të Ligës së Kampionëve përfundoi me humbjen 1-2. Elbasani ishte i tjetërsuar në një atmosferë unike, ethet e kompeticionit më të madh të Evropës kishin mbërritur në qytet. Tifozët, dekori apo himni zyrtar i Ligës i jepnin Elbasan Arenës një hijeshi të jashtëzakonshme. Kapiteni e ka jetuar në fushë për 90 minuta lojë; ai ishte lideri i ekipit dhe e udhëhoqi atë si në fitore, si në humbje. Skënderbeu bëri një ndeshje shumë të mirë, por përvoja e kroatëve dhe cilësia më e lartë vendosën fatet e takimit. Bledi, që para pak ditësh festoi edhe 36 vjetorin, si gjithmonë la shenjën e tij edhe në këtë ndeshje. Ai mori përsipër një goditje dënimi të cilën e shndërroi në një super gol duke lënë të shtangur portierin Eduardo. Pavarësisht humbjes, akoma asgjë nuk ka mbaruar. Futbolli nuk është shkencë ekzakte, prandaj është i bukur!

Eraldo Harlicaj: – Kapiten, një humbje që dhemb…
Bledi Shkëmbi: – E vërtetë. Ishim në fitore dhe na e kthyen, aq më pak goli në ekstrem, në minutën e dytë të shtesës. Nuk e meritonim të humbisnim për mënyrën si erdhi loja. Kundërshtari tregoi më shumë se ne në fushën e lojës dhe ishte më lart të jemi realist, por duhet të kishim bërë më mirë dhe të sakrifikonim më shumë.
– Ku duhet të kishit bërë më mirë?
– Duhet të ishim më të qetë dhe të mos e merrnim me aq tension pasi gabuam në pasime dhe shpesh linim hapësira. Nuk duhet t’i jepnim mundësi kundërshtarit të hynte aq shpejt në gjysmëfushën tonë e të tregoheshim më agresivë, por tashmë gjithçka ka mbaruar dhe duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit.
– E mendonit se ndeshja do të shkonte në këtë mënyrë?
– Kurrë… Futbolli prandaj është i bukur. Ishte një ndeshje e papritur, shënuam dhe e mbyllëm pjesën e parë në avantazh. U futëm në fushë më të impenjuar, por kundërshtari arritit të bënte më mirë, duke na ndëshkuar. Nuk e meritonim golin e dytë.
– Dinamon e Zagrebit e prisnit ndryshe nga ajo çfarë tregoi në fushën e lojës?
– Dinamoja ishte i njëjti ekip që e kishim menduar. Shumë cilësi brenda lojtarëve, më shumë eksperiencë se ne dhe të qetë. Besoj se një faktor shumë i rëndësishëm që ndikoi në rezultat ishte qetësia që ata treguan. Pavarësisht se ishin në disavantazh, nuk e humbën toruan për asnjë moment dhe vazhduan me të njëjtën ritëm, pa e ndryshuar lojën e tyre. U mobilizuan më shumë, u treguan më kërkues dhe në fund, ia arritën qëllimit. Ata e qarkulluan më mirë topin se ne dhe në fund, fiton gjithmonë ai që është më mirë në finalizime. Nuk na surprizuan, pasi i prisnim të tillë.
– Ai i juaji ishte një supergol! Ç’mund të na thoni për të?
– E mora përsipër goditjen dhe isha i bindur se do të shënoja. E parandieja se ishte momenti im. Po shikoja vendosjen e murit dhe të portierit. E dija se ku do të gjuaja dhe shkoi gjithçka ashtu siç e kisha menduar. Një emocion i papërshkrueshëm në ato momente, por fatkeqësisht, vlen vetëm për statistikë. Unë e kam thënë disa herë që sukseset personale nuk më hyjnë në sy para sukseseve të ekipit.
– Duket sikur të vetmen dhuratë që morët për ditëlindje, ia bëtë vetes…
– Ju doni të më vini në pah se mbusha 36 vjeç apo çfarë?! (Qesh) Jo, kam fituar shumë kënaqësi nga dashuria e njerëzve që më përkrahin. Jam krenar për ekipin e Skënderbeut dhe faktin që kemi arritur deri në këtë fazë të këtij kompeticioni kaq madhor. Asgjë nuk ka mbaruar, mund të marr dhuratën më të madhe në Kroaci.
– Besoni se do të kualifikoheni?
– Shpresa vdes e fundit. Futbolli ka të papritura të bukura dhe asnjëherë nuk i dihet. Ne do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur qëllimit. Do të shkojmë në Kroaci me besim të plotë që mund t’ia dalim.
– I keni përcaktuar strategjitë se si do të luani?
– Nuk kemi shumë alternativa, do të luajmë në sulm. Nuk kemi çfarë të humbasim, kështu që nga minuta e parë do të luajmë të avancuar në kërkim të golit. Shpresojmë të shënojmë shpejt, pasi do të ishte diçka mjaft pozitive.
– Çfarë ju kanë thënë trajneri Josa pas humbjes?
– Josa ka bërë analizën e ndeshjes, na ka treguar pikat ku kemi gabuar, por ai beson shumë tek ekipi që drejton. Beson se mund t’ia dalim dhe na jep shumë zemër.
– A mendon se zëvendësimet duhet të bëheshin më shpejt?
– Këtë e vendos trajneri dhe ai i shikon gjërat më mirë se të gjithë. Josa e njeh futbollin më mirë se të gjitha ata “specialistët” që bërtasin nga shkallët e stadiumit. Zëvendësimet u bënë në momentin që skuadra kishte më shumë nevojë për to.
– Duke qenë se grupet e Europa League janë të kapura dhe shanset për t’u kualifikuar në Champions janë miunimizuar, a po e hidhni një sy nga kompeticioni tjetër i Evropës?
– Jo aspak! Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Objektivi ynë primar është ndeshja në Kroaci. Duam ta shijojmë dhe ta provojmë me të gjitha mënyrat. Nëse nuk kualifikohemi, do të kemi kohë të mendojmë edhe për Ligën e Evropës.
– Superliga ka hapur siparin me ndeshjet e javës së parë. Skënderbeu e fillon një javë me vonesë nga impenjimi në Evropë… Sa të uritur jeni për titullin?
– Ujqërit nuk ngopen kurrë. Ne jemi të uritur si për titullin e parë. Do të bëjmë maksimumin në kampionat dhe jam i sigurt se titulli do të ngelet përsëri në Korçë. Do të fitojmë të gjashtin. Megjithatë, kampionati është i gjatë dhe skuadrat e tjera janë forcuar ndjeshëm. Ne respektojmë çdo kundërshtar, por besojmë në aftësitë tona.
– Ky është momenti më i mirë i karrierës tënde?
– Po, sigurisht. Këto janë arritjet e mia më të mëdha në futboll. Jam në formë të mirë falë Zotit dhe shpresoj të vazhdoj në këto ritme dhe në këto nivele.
– Cili është sekreti i formës tënde fantastike, pavarësisht moshës?
– Stërvitja, rregulli i jetesës dhe regjimi. Nuk është e lehtë të jesh futbollist. Duhet të jesh shumë strikt dhe të kesh një regjim shumë të kujdesshëm.
– Kur do ta braktisë kapiteni “anijen” e Skëndërbeut?
– Kapiteni e braktis i fundit ekuipazhin. (Qesh) Do të vijë momenti që edhe unë do të var këpucët në gozhdë, por për momentin, ndihem mjaft mirë dhe kam akoma për të dhënë.
– Kujt ia dedikon suksesin e deritanishëm?
– Familjes sime, në radhë të parë e më pas të gjithë dashamirësve dhe tifozëve të mi.
– Nëse do t’i vendosje një notë karrierës tënde…
– Nuk e di, këtë duhet ta vendosë tjetërkush. Pastaj, kam para edhe disa sfida të tjera që duhet t’i fitoj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi 14 shtator-20 shtator

Next Post

Anastasia: Pse vendosa t’i them “po” Shqipërisë!

Advertisement