Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

I dashuri im flet shumë pak

– Jam e lidhur me një djalë prej një viti. Është djalë i mirë, serioz, i rregullt dhe ka qëllime serioze ndaj meje sepse më ka prezantuar me familjen etj. Ajo që më shqetëson është se ai flet shumë pak dhe shpesh kjo gjë më mërzit shumë. Ulemi për një kafe dhe ai më shumë hesht sesa flet. Ndonjëherë më duket sikur nuk ka asnjë lloj interesi ndaj meje dhe më tremb sepse them: “Ja, kur të më thotë nuk më do më”. Kur flas me shoqet, ato më thonë se është normale, sepse meshkujt flasin më pak dhe se s’ka ndonjë problem, se duhet të mësohem me këtë gjë. Ju, si psikologë, si mendoni?
Borana Marku, psikologe: – Sipas një studimi në këtë fushë dhe disa kërkimeve që janë bërë duke testuar disa çifte, është arritur në përfundimin se shumica e meshkujve flasin më pak sesa femrat dhe shumë femra këtë gjë e kanë pasur problem, sidomos në fillimet e tyre. Një në 4 gra është shprehur në këtë mënyrë: “Nervozohem se partneri im flet shumë pak dhe kur e pyes për ndonjë gjë, i bie shkurt”. Në këtë rast, janë pyetur burrat se çfarë i nervozon më shumë dhe ata janë shprehur: “Më nervozon fakti që duhet t’i përgjigjem çdo lloj pyetjeje, të tilla si: pse nuk flet? Pse nuk më telefonon vazhdimisht? Si nuk pyet si je, pse nuk lajmëron kur vonohesh? etj.”.
Pra, e përgjithshmja ishte e tillë që femrat ankohen se partnerët e tyre flasin shumë pak, ndërsa burrat nga ana tjetër ankohen se femrat flasin shumë dhe duan që dhe ne të jemi si ato! Pra, ky është një fakt që ka ekzistuar dhe nuk do të ndryshojë as tani dhe as në të ardhmen, mes burrit dhe gruas. Por, kjo s’do të thotë që një burrë që nuk flet është i ftohtë, apo ka ndonjë problem, thjesht kjo është në natyrën e tij, ndaj ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë gjë.
– Nëse doni vërtet ta bëni atë të flasë, atëherë përpiquni të tregoni interes për pasionet e tij, botën e tij, kërkoni të dini se çfarë i pëlqen më shumë atij dhe hapni pikërisht këto tema. Do ta shikoni se si do të flasë partneri juaj, do t’ju duket llafazan më pas. Fakti se ai flet pak, nuk duhet t’ju shqetësojë aspak, aq më tepër që ai ka treguar me vepra që është serioz ndaj jush dhe ka qëllime serioze. Të folurit pak te meshkujt është diçka e zakonshme tashmë, aq më tepër kur i bëni shumë pyetje apo i kërkoni gjëra. Këtu do të heshtin fare, sepse nuk u pëlqen një gjë e tillë, u duket sikur po e merrni në pyetje si në hetuesi dhe do ta lodhni. Ndaj flisni për gjërat që atij i pëlqejnë nëse doni ta bëjë të flasë. Në këtë mënyrë, pak nga pak edhe ai do të flasë edhe për botën tuaj dhe do t’i zgjidhet gjuha të bisedoni edhe për shumë tema të tjera.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A të sëmurin fjalët?

Next Post

12 gjëra që një djalë i mirë nuk do t’i bënte kurrë

Advertisement