Hoverboard-i është ëndrra e fundit e atyre që janë të apasionuar pas teknologjisë së re. Ai ende bën pjesë në ëndrrat e mbetura në sirtar, por ata që dinë të prodhojnë gjëra me duart e tyre, po përpiqen ta bëjnë atë realitet. Këtë është përpjekur të bëjë edhe ky burrë, duke përdorur si bazë pune një dron. Ende nuk e dimë nëse bëhen fjalë vetëm për një dron, apo për shumë të tillë, që shërbejnë si bazë për këtë hoverboard shumëfunksional. Burri duket se nuk e ka të vështirë të kontrollojë mjetin… bile ai ka hyrë në rekordet Gines sepse ka bërë udhëtimin më të gjatë me hoverboard. Jo keq, apo jo?
Advertisement