Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë i dashuri im. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj ku në errësiren e harruar dhe e hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m’i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrohtësi, e për shumë dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s’më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s’më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikë në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm. Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që se a te Don. E ç’rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty të qendroja një minutë, atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty! Elionela.
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. Ç’ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s’të ka afer ohhhh zot si nuk erdhe të ma marresh këtë shpirt që të mos vuaj më. Ah çti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je i vetmi më rrënjën e mbijetesës së saj! Ç’ti bëj syve që ndjejnë mall e duan të t’shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ah çti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt. Jola.
E vetmja ndjenjë që vërtet për ty nuk e kam shuar është respekti për një njeri që dikur e kam pasur thellë në zemër. Po sot kjo ndjenjë po më çon në mallin që kam për ty. Malli që kam për të të parë dhe të të shtrëngoj një herë fortë pas vetes, dhe të ulem me ty në një tavolinë kafeneje si dikur dhe të bëj muhabet për kohën kur nuk kemi qenë pranë dhe për të patur disa çaste të bukura përsëri bashkë thjeshtë si miq të vjetër. Dhe ndërsa u ktheva me fytyrë nga muri me dolën dy pika lot nga sytë e mi. Nuk e kuptova se po qaja po vetëm kur lotët më lagen faqet kuptova se ishin duke bërë rrugën e tyre që kishin kohë pa e bërë. Vërtet sa shumë kohë që kanë kaluar. Që kur kam pa të parë? Sa keq. Dhe ndërsa ende po mendoj se sa mund të kesh ndryshuar shtrëngoj sytë fort për mos nxjerr lot të tjerë po nuk i mbaj edhe dot me force brenda meje. Vetëm ajo ndjenja e mallit më bënë të shpalos edhe një herë tërë kohën e kaluar me ty. Ndjej vërtet mall. Megjithese e urrej të flas për një kohë të shkuar sepse është vërtet diçka që ka kaluar. Sot dua t’i kujtoj vetes tërë momentet e bukura me ty. Mundohem të t’ mbaj mend si një njeri që do jetë mikesha ime përjetë. N.
Advertisement