Ti je e çuditshme. Ti je kaq e çuditshme! Une nuk te kuptoj dot ty. Eshte e kote. Ama une dua qe pavaresisht te shkuares, te ardhmes, te tashmes, ti te ndalesh kohen dhe te kujtosh kete: Ti je e cmendur. Ti je e cuditshme dhe pak e pasigurt. Ti je e bute dhe ekstremisht e eger. Ti je e zgjuar dhe me ambicie. Ti je nje lemsh i pakuptueshem. Ti je anormale. Por atje jashte eshte dikush qe do te te doje per anormalitetin tend. Ti je nje shpirt i pazberthyeshem. E bukura eshte se ty nuk duhet te te zberthesh. Ty duhet thjesht te te duash. Xhenit.
Te kam dedikuar kaq shume shkrime, kaq shume ndjenja te derdhura ne to, dhimbje teksa pershkruaja ne detaje gjithcka tenden qe une fatkeqesisht nuk kisha mundesi ti shijoja nga afer. Ndoshta dhe i ke lexuar ndoshta dhe jo, nuk e di nëse vërtetë i ke merituar, por nuk besoj te kesh gje me reale dhe te sinqerte ne jeten tende se ato copeza ndjenjash te shkruara nga unë. Di vetem qe te dua, pa nje perse, pa një arsye, pa nje motiv, pa asgje. Te dua kur me shikon, kur me flet ëmbël e me ledhaton. Te dua edhe kur me bertet ne nerva e siper pse nuk fitoi skuadra jote e preferuar haha. Te dua kur me detyron te luaj PS3 me ty. Te dua kur me buzeqesh, kur me prek floket, kur me merr ne telefon ne 4 te mengjesit dhe me thua qe ishe duke me pare ne enderr. Të dua sepse ti je i vecante, ti je ndryshe nga cdokush tjeter… Ti je i imi dhe une e di, ndaj te dua. Me ty nuk kam frike se kur te zgjohem neser ne mengjes te kuptoj se ishe thjesht nje enderr e bukur. Te dua sepse me jep siguri. Ti je streha ime, je cepi ku mbeshtetem. Ti je arratisja nga bota. Te dua.. L.
Fjalët qe mendoj cdo nate kur mbyll syte jane me mijera dhe te gjithave u buzeqesh vetem nje fytyre ne erresire: TI! Sepse ti je endrra ime, jeta ime, je arsyeja per te cilen Zoti me dergoi ne toke! E kur vjen dita dhe ti me shtrengon ne krahe s’më ngelen me mendime qe ti thur, sepse hipnotizohem e teri prej teje, i mbyll syte qe mos verbohem nga drita jote dhe marr puthjen prej buzeve te tua mjalte si te ish ushqimi im pas 100 vitesh gjumi! E pra kjo je ti o shpirti im, kjo je ti gjithcka ti perfaqeson! Le te me thone njerezit qe jam i marre, e di, per ty kjo do te ishte pak, sepse ti meriton me shume, madje ti duhej te ishe nje pikture qe un te mundja te te adhuroja pa u trembur se dikush me vezhgon pas shpine! Dashuria ime s’ka kufij, sepse ajo ka vite perjetesia qe eshte larguar prej tyre, ajo ka prekur pafundesite e galaktikave më të pakonceptueshme sepse zemra ime eshte kaq e madhe, ndaj te fut ty te gjithen brenda, zemra ime madje sa nuk cahet prej teje, zemra ime te do ty si nje dhurate e cmuar, zemra ime te do vetem ty! Ja kush je ti, ja edhe unë, ja kush eshte dashuria qe me lidh pas teje me zinxhire ndjenjash dhe vetemohimi! Le te thone qe jam i cmendur, do i le ta thone prape, gjithmone, sepse unë e di qe i tille jam, i cmendur, pas teje i marrosur, sepse ti je frymezimi im, je gjithcka kam pasur dhe do te kem brenda trurit!Te dua dhe nuk pyes perse jetohet, sepse e di qe vetem per TY! Te dua! Xh.
Advertisement