Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shimpanzetë kanë dhunti gatimi

 

Një studim i publikuar nga revista “Royal Society” tregon se shimpanzetë zotërojnë disa aftësi njohëse, thelbësore për të gatuar, një zbulim që tregon se njerëzit e parë mund të kenë filluar të gatuajnë sapo kanë arritur të zotërojnë zjarrin. Atëherë, cilat janë cilësitë që zotërojnë shimpanzetë? Atyre u pëlqejnë më shumë gjërat e gatuara, arrijnë të dallojnë një ushqim nga tjetri dhe kanë durim. Këto rezultate të bëjnë të mendosh se njerëzit e parë kanë ditur të gatuanin qëkur arritën të zotëronin zjarrin. Ky përfundim rrjedh nga fakti i thjeshtë se njeriu zotëron të njëjtën pasuri gjenetike me këtë kafshë, në masën 98.5%.

Për të zhvilluar studimin e tij, profesori Feliks Varneken i Universitetit të Harvardit ka shkuar në Republikën e Kongos. Aty ai ka bërë eksperimente të shumta me shimpanzetë. Rezultati: majmunët preferojnë më shumë ushqimet e gatuara, se të gjalla, por ata kanë treguar edhe durim për t’i gatuar. Megjithatë, është dashur që studiuesit t’u tregojnë atyre si të veprojnë. «Nëse kushëriri ynë më i afërt i zotëron këto aftësi, mund të mendohet se njerëzit e parë, sapo kanë mundur të zotërojnë zjarrin, kanë mundur edhe të gatuajnë», ka thënë Feliks Varneken në gazetën “Guardian”. Zotërimi i zjarrit nga njerëzit e parë daton para dy milionë vjetësh, sipas komunitetit shkencor. Këto përfundime janë kundërshtuar nga profesori Fred Spur. I pyetur nga BBC, specialisti i Evolucionit mbështet tezën se njerëzit kanë mësuar të gatuajnë vetëm para 300 ose 400 mijë vjetësh. “Mbase  njerëzit e parë kanë ngrënë kafshë të pjekura nga zjarri i savanës, por ky nuk mund të quhet gatim”, ka thënë ai.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqiperia

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement