Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A marr pension në Greqi?

– Përshëndetje Naim Balluku. Quhem Drita dhe kam një pyetje për ju, nëse më ndihmoni dot me një përgjigje. Kam arritur moshën e pensionit, por gjysmën e viteve të punës i kam në Shqipëri dhe 2600 ensima në Greqi (domethënë, gjysma tjetër e pensionit). Në Shqipëri e gëzoj gjysmën e pensionit. Po në Greqi, 2600 ensimat e paguara prej nesh a na ndihmojnë të përfitojmë një pension sado të vogël? Me ç’të drejtë na i mbajnë lekët e sigurimit tonë këtu në Greqi? A ka ndonjë marrëveshje midis dy shteteve për pension? Ne ose duhet të marrim lekët tona të sigurimit ose të përfitojmë një pension të pjesshëm të paktën. Jam në pritje të një përgjigjeje, sepse mendoj se ky problem është për të gjitha moshat tona këtu në Greqi. Me shumë respekt, Drita Alija.

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – E nderuar zonja Alija, ashtu sikurse jeni në dijeni, sistemi i pensioneve në Greqi, po kalon vështirësi të mëdha dhe është në një krizë të thellë. E them këtë, jo vetëm për të treguar panoramën e zymtë, por më tepër për të kuptuar problemet e mëdha që kanë emigrantët dhe veçanërisht, emigrantët shqiptarë, që përbëjnë 63.7 për qind të emigracionit në Greqi. Nisur nga sa më sipër, nuk e shoh afër, apo më mirë të themi është larguar koha kur mund të arrihej një marrëveshje dypalëshe ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj greke, për njohjen reciproke të kontributeve të derdhura në dy shtetet dhe për bashkimin e tyre. Me gjithë interesimin e autoriteteve shqiptare, qeveria greke nuk ka qenë e interesuar për lidhjen e kësaj marrëveshjeje. Akt ndërkombëtar detyrues ende nuk ka sepse nuk jemi anëtarë të BE-së. Në këtë mënyrë, është shfrytëzuar puna e emigrantëve shqiptarë, së pari duke punuar në të “zezë” dhe së dyti, edhe emigrantët e siguruar janë privuar nga marrja e përfitimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore të derdhura.

– Sigurisht, në rast se do të kishim një marrëveshje të tillë, do bashkohej vjetërsia kontributive që keni në Shqipëri me vjetërsinë në Greqi dhe do ishe në kushte pensioni në të dy shtetet. Në këtë rast, kur mungon kjo marrëveshje, secili shtet vepron sipas legjislacionit të tij, pavarësisht ç’probleme ka në shtetin tjetër respektiv. Për të përfituar pension në Greqi, është kërkesë e domosdoshme të keni 4.500 ensima (ditë pune), që janë të barabarta me 15 vite pune të plota me kontribute. Përderisa ju nuk e plotësoni këtë numër, me keqardhje ju them se nuk mund të përfitoni nga legjislacioni grek për sigurimet shoqërore. Sinqerisht, më vjen keq që puna dhe mundi juaj nuk mund të shpërblehen, por ky është realiteti. Ju falenderoj për besimin. Me shumë respekt, Naim Balluku.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mund të më lërë testament babai, edhe pse kam ndryshuar mbiemrin?

Next Post

Duhet të hap llogari online për vizë turistike amerikane?

Advertisement