Lypsarit…
Krijesë si unë, dhe “Ai”, prej mishi, prej gjaku, prej një zemre që do të pushojë një ditë! Por në territorin e tij të ëndrrave, kanë rënë termete. Çatia e shpirtit të tij pikon në çdo shekull jete! Vështrimi i ndrydhur, që askënd nuk mundon! Ka harruar të qajë, të qeshë, edhe pse jeton! O njerëz! A dëgjohet klithma e tij e çjerrë, a thua, ka lindur ndonjëherë?! E çudi, çudi kaq pranë i rrimë dhe lotët dot sua fshijmë! Mjer, mjer ti o lypsar. O i përsekutuar i çdo shekulli të ri! Ti, që nuk vjedh, nuk vret e përdhunon, por me dhimbjen tënde, trurin e “kokave të mëdha!” e grric, e çjerr me thonj! Alban Arapi.
Dedikim nipit…
Xixëllonjë moj, mos fluturo larg! Të dua për shoqe, jo që të të kapi. Kur ndriçon si yll, sa të kam zili, rreze drite hedh mbi flokët e mi! Pritmë, xixëllonjë, se me ty do vij, falmë pakëz dritë, të shoh kopshtin tim. Kur të ikë nata, do më lutesh ti, të të fal pak diell nga sytë e mi! Pritmë xixëllonjë, larg mos fluturo, nëse të prek pak, mos u drithëro! Sebastianit nipit tim të dashur. Alban Arapi.