Nga unë Flamur Bërdëllima urime për ju:
– Qëllon që emrin ta largoj ndonjëherë i dashur Eqerem. Madje edhe mbiemrin Shakaj. Por që je një “çun” Vranishti, këtë nuk mund ta harroj. Edhe që ke qënë begs. E mbi të gjitha që je simbol i korrektesës. Të përqafoj fort miku im Eqerem Shakaj, njeri i palodhur!
– I kam thënë edhe Arretise, i dashur Omer: “Je mister mister Konseguenti”. Flas në lidhje me lëvizjen sportive andje nga liqeni. Ti çun Elbasani, dikur i bije violinës, pastaj, një nga pedagogët më të mirë të matematikës. Tani, sport përditë, pa përtim. Pa folur pastaj për zemrën! Dhe për humor: Nuk e di kush të do më shumë: në, apo Gaz Demi! Të përqafoj fort Omer!
– I dashur Shpëtim! Më pëlqyen shumë komentet e tua për vizitën e Znj. Merkel. Ne (rinia e para) duhet të bëhemi “gjermanë” këtu në Shqipëri. Dhe le ta fillojmë përmes shkollave cilësore profesionale, larg universiteteve në çdo fshat. Vetëm, se unë pyes: Mirë, ti i thua, po kujt i thua? Të dëgjon njeri? Gjithësesi, më tërheq fort, sensi i të qëndruarit me këmbë në tokë, dhe ai krahasimor. Vallaj, je çun Kolonje! Të përqafoj fort Shpëtim Nazarko!
– Në Shkodër, shkova të takoj Zef Hilën, kryetarin e ri të Bashkisë Bushat Vau i Dejes. Dhe e takova tek ish turizmi. Ai hotel dikur simbol i lavdisë shkodrane. Por, që vitet e “thanë”, e çveshen. Por, ja që ti i dashur miku im Gjok Uldeda, po ja kthen prapë nurmin e dikurshëm Rozafës. Ndofhta më mirë. Shkurt: mu bë zemra mal, i dashur Gjokë. Të uroj fort nga zemra, për çdo gjë të mirë që bën!
– I dashur Maksim Muçi! Për aq vite sa mbaj në kurriz, kam parë jo pak që në personalitet nuk janë veçse një mize, po duan të shiten si buall. Kam parë edhe demek xhentellmenë, që flasin me një ton fare bosh për ndërtimin, kur dalin në TV. Ty i dashur Maksi, nuk të ndjek vetëm si kryetar i shoqatës, po edhe për përfundimet e mënçura dhe të ndjeshme që jep: Tirana e sotme, kjo është? Ku do ndërtosh?! Të uroj fort dhe prap fort, për kët ësens realiteti, i dahsur Maksim Muçi! Paç përherë mbarësi!
– Kur më mrekullon ti i dahsur Tonin Aliaj, më jep sa të ngopem! Kështu u mrekullova kur pashë në gazetë foton e karriges ku ishte ulur Papa Françesku. Ajo qenkesh prodhuar te “Ardeno”, dhe ai të kish dërguar falenderim. Dhe grafinë fotografinë e këtij falenderimi, rri krahas asaj të Papa Vojtiles. Më, thoni ka njeri në Shqipëri që është përballur me mirënjohjen e dy Papeve? A ka lidhje kjo me atë që gjyshi yt, në kohë të kohës, dëgjonte Radio Vatikanin, në atë radion e “Mimoza”? Zoti i sheh të gjitha. Kështu sheh edhe Elsën, vajzen tënde. Të kujtohet: e kam quajtur “Zanë Pylli”. Elsa, tani është duke mbaruar për arkitetkurë. Uroj, që një ditë, (jo larg) të bëjë edhe gjysh, i shtrenjti njeri për mua, mjeshtri i punës Tonn Aliaj. Puthe fort Arditin, dhe djalin e vogël!
– Aris. Kështu quhet më duket nipi yt, i dashur Teo Mertiri. Nuk e di, tregon ti shumë bukur apo ky Arlisi më ofroi më tepër me Zotin, edhe pse është vetëm… 8 vjeç. Të bjerë njeriu nga lartësia mbi 6 metra, dhe të mos pësojë asgjë! Mezi pres të të takoj, i dashur fëmijë i bekuar. Të përqafoj fort.
– Këtë urim, po e shkruaj në orën 18.30 të datës 16/07/2015. Miku im Rexhep Tabaku nga Dushku i Madh, (Lushnje) më konfirmoi se me daten 9 gusht 2015, marton djalin e vogël. Që unë e njoh që kur punoja shofer dhe ishte kaq i vogël. Që pastaj u bë mekanik i shkëlqyer, si i ati. Dhe ja tani krijon familje e tij. Të uroj kaq fort, ty Xhep, në rradhë tëparë ë të ribëhesh (pas djalit të madh) edhe një herë gjysh. Madje, të të mbushet shtëpia, me nipa e mbesa, nga të dy. Të përqafoj dhe më prit në dasëm!
– Nuk qe rastësi telefonata e kunatit tim, mjeshtrit të madh Arian Miluka, për ty i dashur Agron Duka. Ai sheh tek ty, atë që shohim të gjithë: Burrërinë dhe fisnikërinë. Mirëpo, duke qënë (ai Arjani) në Belgjikë, ka një nuancë tjetër. Ndërsa, unë! Shumë! Ju uroj të dyve!
– Ai gjesti fisnik që bëre pasi u ndamë të Hotel “Rozafa” ti i dashur Zef Hila, ke hyrë përjetësisht në zemrën time. Me këtë lloj burrërie, jam i sigurt që do t’ja dalësh mbanë në krye të Komunës së re të Bushat-Va-Dejsit. Të përqafoj fort njeri i mrekullueshëm. Të fala Bertit.
– Pavarësisht fitoreve në takimet e dyta, “Skënderbeu” dhe “Kukësi”, në futboll, po treogjmë se ne luajmë si të barabartë, me shumë kënd. Një pjekuri e futbollit kjo, pjesmarrje e lojtarëve në ekipe me emër, po edhe kontributi vendimtar i të dy presidentëve. Ju përqafoj fort miqtë e mij Safet dhe Adrian! Suksese.
– Shumë vajzë inteligjente por edhe me sens komunikimi, ti e dashur Mirela Bogdani! Të uroj të jesh siç ke qënë edhe në Këshillin e ri Bashkiak të Tiranës. Urime!
– Duke ngrënë këtë darkë të dt. 16/07/2015 domate bio, nga Ndroqi dhe djalë exellent nga Shkallnueri, (“Moxarela”) mu kujtove ti inxhinjer Ada, që ke filluar punë, aty te Nazif Tivari. Dukej që atje tej ajo vetëpërmbajtja e një goce durrsake plot edukatë. Lus Zotin, të mbetesh përherë kështu, dhe të fala Shpresës, dhe shërim të shpejtë njëkohësisht. Urime edhe punëtorëve që i kanë të njohura të vjetra!
– I nderuar Basir Cupa! Qoftë shoferi me të cilin punoj, (Bert Cani), qoftë deputeti i javës Bedriu, më kanë thënë fjalët më të ngrohta për ty. Unë nuk të njoh, po besoj se si bir i atij qyteti, në mënyrë figurative “do shkrihesh”, për Klosin, edhe të mrekullueshëm, edhe halle shumë. Sidomos për punësimin! Të uroj fort Basir! Mirutakofshim në Klos!
– Aty te stacioni televiziv “U.T.V” kam parë një vajzë (grua) që quhet Erda Qorri. Më pëlqen fort karizma e saj në ato mikro-lektinet televizive ëpr stomatollogjinë. Po, me thënë të drejtën, kjo doktore e shkencave, është edhe një gjë e bukur. Dhe mbi të gjitha ka mbiemrine dy shokëve të mij të shkollës “Skënderbej” Perikliut dhe Agronit. Gjithësesi këtë rrallë janë një urime për ty Erda: Suksese në çdo fushë!