Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk arrij dot ta kontrolloj jetën time

– Gjendja ime po kthehet në një ferr të vërtetë, nuk arrij dot ta kontrolloj jetën time. Ankthi po më ha, po më gërryen, po më shkatërron shpirtërisht e mendërisht e nuk po më le të jetoj. Më falni, por vërtet po ndihem shumë keq, ndaj po jua shpjegoj gjendjen time. Jam 23 vjeç, por jeta po më kontrollon çdo ndjenjë dhe më shkakton vetëm emocione negative. Zemra më rreh fort gjatë gjithë kohës, kam vështirësi në frymëmarrje, kam marramendje dhe ndonjëherë kur më kap paniku më duket sikur më bllokohen veshkat dhe më dhemb edhe shpina. Sidomos këto kohët e fundit kam edhe dhimbje koke dhe e ndjej kokën më të rëndë. Kam gati 3 vite që vuaj nga ky çrregullim i ankthit dhe të them të vërtetën, nuk jam vizituar te psikologu, por tani nuk mundem më, ndihem i dorëzuar, nuk po jetoj asgjë nga jeta ime. Këto 3 vite jam shkatërruar si njeri dhe tani mendoj se është tepër vonë, pasi më duket sikur gjithë trupi im nuk funksionon më normalisht. Nuk dua ta mendoj kurrsesi vetëvrasjen, por ky ankth po më çon drejt kësaj rruge. Ndihem shumë rëndë, dua shumë që të më kthehet jeta e mëparshme e të jetoj i lirë nga ky “burg”, prandaj ju lutem juve që dikush të më ndihmojë dhe të më japë një kontakt me psikologun. Kam gjatë gjithë kohës një ndjenjë frike në zemër dhe emocione negative. Dua të jetoj si gjithë të tjerët. Ju lutem, më ndihmoni. Faleminderit.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – I nderuar letërshkrues, ju e keni shkruar këtë letër në një mënyrë “tragjike”, ama e gjitha kjo që ju po kaloni është një gjendje e vështirë, porse jo sëmundje. Kështu e ka ankthi; ndjehesh i sëmurë, pa patur sëmundje! Ti je një fajtor i “pafaj” i kësaj gjendjeje, pasi që në fillim të duhej të gjeje psikolog klinicist i cili nuk do të të linte që të futeshe në këtë rreth vicioz, ku ti tani ndihesh sikur të të ketë “nëmur” njeri. Të duhet një  psikolog klinicist që duhet të ketë edhe shumë përvojë, pasi trajtimi i gjendjeve të ankthit kërkon mjeshtëri të madhe. Lajmi i mirë është se ankthioziteti jo vetëm që nuk është sëmundje, por është edhe tregues i një organizmi të fortë e reagues. Njerëzit që kanë ankth dhe “atake paniku” kanë zemër të fortë, kanë mushkëri të forta. Ata janë të garantuar se nuk vdesin nga ndonjë atak zemre, pavarësisht se ndjejnë therje, të cilat janë nga jashtë zemrës të muskulit i cili e detyron zemrën të rrahë më shumë sesa duhet. Ata nuk mbyten edhe pse u duket sikur po u krijohet një lëmsh në fyt apo në stomak, pasi kjo nuk është një mungesë ajri, por nevojë më e madhe për oksigjen. Ata nuk çmenden kurrë (siç kujtojnë ata) pasi ankthi jo vetëm që s’ka lidhje me skizofreninë, por ai është tregues i një qëndrueshmërie të fortë mendore, pra, fakti që ti je i shqetësuar, e tregon vetë. Pastaj, skizofrenia nuk ndodh pasi ka kaluar pjekuria seksuale, ajo nuk ndodh nga frika e aq më tepër, kur nuk ka bazë të gjerë gjenetike. Njerëzit që kanë ankth kujtojnë se do të bien në depresion, por ky quhet depresion normal ose reagues, i cili buron nga ankthi, pra, nuk është depresion sëmundjeje, por një emocion negativ ankthi e pikëllues i cili nuk kalon pa kaluar ankthi. Pra, meqenëse ky ankth nuk është sëmundje, edhe depresioni që buron prej tij në këto raste nuk quhet sëmundje, por trishtim pikëllues. Edhe frika se mos më bie të fikët është një “kurth i panikut” sepse pavarësisht se gjatë ankthit lëvizin shumë ekuilibrat si dhe provon të tilla ndjesi si: marrje mendsh, errësim të syve, këputje, djersitje, etj. të fikët nuk të bie kurrë sepse zemra i shton rrahjet, pra, bën të kundërten e asaj që duhet për të na rënë të fikët.

– Në praktikën time kam patur klientë që e besonin çdo herë këtë gjë, edhe pse nuk u ka ndodhur kurrë, pasi ankthiozët nuk janë “racë” që u bie të fikët, pra, kanë mënyrat e tyre të reagimit. Rënia të fikët është një sjellje vetëmbrojtëse për ta ulur kokën më poshtë, që zemra ta ketë më të lehtë furnizimin e trurit me gjak, kurse zemra e ankthiozit i shton rrahjet aq sa e tremb personin edhe pse për një 20 vjeçar, gjendja optimale e pulsit për një minutë është deri 160 rrahje, pavarësisht se një sportisti mund t’i shkojnë shumë më tepër, por adrenalina që prodhohet tek ai (te gjendrat andrenale), digjet, pasi ajo është si “karburanti” i tij. Këshut pra, një ankthioz, edhe pse përjeton ide derealizimi, nuk e humb kontrollin e nuk ndodhet në skaj të “greminës” siç i duket atij ose sikur bota po përmbyset mbi të. Shumë ankthiozë vuajnë edhe nga një lloj meraku se u duket sikur do të humbin punën e nuk do të jenë në gjendje për asgjë, duke menduar se do t’u bëhet “barrë” njerëzve dhe askush nuk do t’i dojë e respektojë më. E gjitha kjo përsëri është pjesë “mashtrimit”, pasi këta janë njerëz shumë të mirë e me shumë sedër, me shumë cilësi e vlera dhe pasi e kalojnë këtë gjendje, duke qenë mirënjohës, ata ua shpërblejnë shumëfish të tjerëve. Fakti që kanë lëvizur ekuilibrat e trupit, rregullohet me ilaçe 100 % bimore. Edhe meraku se “të tjerët po ma dallojnë gjendjen time dhe do të dukem si i pavlerë si i dobët”, është vetëm në kokën tuaj, pasi pa ua thënë ju, të tjerët, përfshirë edhe doktorët, nuk e gjejnë dot se çfarë mendon apo ndjeni ju. Vetë fakti që një ankthioz, jo vetëm e përjashton vetëvrasjen, por ka frikë edhe ta mendojë atë, e përjashton depresionin, pasi një njeri me depresion madhor (bipolar) në fazat e rënda të deprinimit, jo vetëm që nuk e ka frikë vetëvrasjen, por e mendon atë si një “zgjidhje”, si alternative ngushëlluese. Prandaj ankthiozët që i tregojnë frikërat e tyre dhe të thonë se kanë frikë nga vetëvrasja (nga vdekja në tërësi) nga sëmundjet, rreziqet, nuk ka nevojë t’i ruash me roje edhe kur thonë se “kam frikë se mos humb kontrollin e se mos vras dikë”. Edhe me logjikë vetëkuptohet se ata kanë frikë edhe ta mendojnë vetë këtë gjë e jo më të veprojnë.

Advertisement

Nga të gjitha sa thamë, vërtet nuk ka sëmundje apo rrezik real, por gjendja shpirtërore e ankthiozit është shpeshherë e rëndë, pikëlluese, e papritur, e paparashikuar. Edhe kur është mirë, ai jeton në pritjen e frikshme se “kur do të më kapë kriza e radhës”. Duke bërë psikoterapi, duke i njohur e humbur frikën, ata do të çlirohen tërësisht dhe frikërat do të jenë si një “kushëri i largët” i cili ca vjen e zhduket.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kida: Këtë herë është ndryshe…

Next Post

Rreziqet e vërteta që ju kanosen në verë

Advertisement