Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk duam më turistë!

Kohët e fundit, gazetat shkruan për nismën e kryetares së bashkisë së Barcelonës, e cila kërkoi të futej një taksë hyrjeje në qytetin spanjoll, por ajo nuk është e vetmja që mendon se numri i turistëve duhet të jetë i moderuar. Ja, disa destinacione të tjera nëpër botë që kanë propozuar, ose vënë në zbatim masa të tilla, duke thënë në njëfarë mënyre: “Nuk duam më turistë!”…

 

  1. Butani

Në cepin lindor të Himalajave shtrihet mbretëria budiste e Butanit, e cila krenohet me turizmin e vet “me vëllim të ulët dhe me shumë vlera”. Përveç atyre që kanë pasaportë indiane, maldive apo bangladeshase, të gjithë vizitorët e tjerë kanë nevojë për vizë dhe duhet të rezervojnë pushimet e tyre nëpërmjet një tur operatori vendas me liçencë. Vizitorët gjithashtu duhet të paguajnë, paraprakisht, një “paketë ditore minimale” (200 ose 250$ në ditë, në varësi të muajit), pagesë kjo e përcaktuar nga Qeveria Mbretërore e Butanit, nëpërmjet një transferte parash në Këshillin e Turizmit Butanez. Kjo tarifë mbulon fjetjen, gjithë vaktet, guidat, transportet e brendshme dhe një taksë turistike që shërben për edukimin falas, shëndetësinë dhe lehtësimin e varfërisë. Vetëm 133 480 turistë vizituan Butanin më 2014.

Advertisement

 

  1. Islanda

Afro 970 mijë njerëz vizituan Islandën në 2014-ën, tre herë më shumë se popullsia e vendit dhe një rritje prej 24% në krahasim me 2013-ën. Moda vazhdon. Deri në maj 2015, numri i vizitorëve është shtuar me 76% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Aktualisht, Këshilli Islandez i Turizmit dhe Qendra e Kërkimit të Turizmit Islandez po bëjnë kërkime se sa njerëz mund të mbajë një sit turistik. “Ne duhet të kuptojmë se nuk mund të ndërtojmë site natyrale pa fund”, tha Ólöf Ýrr Atladóttir, drejtor i Këshillit në vitin 2014. “Ne nuk mund të presim pa fund gjithnjë e më shumë njerëz në çdo sit turistik dhe të supozojmë më pas se po ofrojmë atë lloj eksperience për të cilën kanë paguar njerëzit”.

 

  1. Ishujt Galapagos

Afro 1000 km larg brigjeve të Ekuadorit, shtrihet një grup prej 19 ishujsh, të cilët frymëzuan Darvinin për teorinë e tij të evolucionit. Në to jetojnë afro 9000 specie kafshësh në tokë dhe ujërat që i rrethojnë. Aty nga viti 2007, banorët dhe turistët vunë një barrë kaq të rëndë mbi ekosistemin, sa Kombet e Bashkuara e vunë këtë destinacion në sitet e rrezikuara. Sot, 97% e tokës së tyre është caktuar park kombëtar dhe turizmi monitorohet me kujdes, që të mos ketë ndikim të mëtejshëm në jetën e kafshëve të ishujve. Turistët mund të shkojnë vetëm në disa site specifike për udhëtarët dhe duhet të pranojnë 14 rregullat, përfshi këtu edhe shoqërimin nga një guidë e liçencuar e parkut kombëtar. OKB-ja e hoqi Galapagosin nga “lista e rrezikut” në vitin 2010.

 

  1. Maçu Piçu

Megjithëse dikur vizitorët lejoheshin të shëtisnin lirshëm në këtë sit turistik të ndërtuar në shekullin XV, masat e reja të inkurajuara nga UNESCO kanë për qëllim të ulin numrin e turistëve që vizitojnë një nga destinacionet më popullore të Perusë. Si pasojë e një plani rikonceptimi prej 43.7 milionë $, që pritet të përfundojë në 2019-ën, të gjithë vizitorët duhet të shoqërohen nga një guidë, të ndjekin një nga tri rrugët e përcaktuara në sit dhe të kenë një kohë limit qëndrimi, për të evituar grumbullimin e shumë njerëzve. Në vitin 2014, 1.2 milionë turistë vizituan kompleksin inkas prej 5 hektarësh, duke kaluar kufirin ditor prej 2500 vetësh të përcaktuar nga Peruja dhe UNESCO.

 

  1. Ishulli Lord Haui

I vendosur afro 60 km larg brigjeve australiane, ishulli me sipërfaqe 18 km2 u shpall Sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1982, për faunën e florën e rrallë dhe për jetën e detit. Në ujërat e tij notojnë mbi 400 specie peshqish dhe 90 specie koralesh. Ai konsiderohet edhe një nga vendet më të pastra në botë dhe afro 75% e bimësisë origjinale të ishullit është e paprekur. Në ishull banojnë në mënyrë të përhershme 350 banorë, ndërkohë që lejohen të shkojnë atje vetëm 400 turistë në ditë, kështu që kurrë nuk do ta ndjeni veten pjesëtar të një turme kur të shkoni atje.

 

  1. Antarktida

Në vitin 2009, rritja e numrit të turistëve çoi në ratifikimin e Traktatit të Antarktidës. Ndër të tjera, ai përcakton ndalimin e kryqëzorëve me më shumë se 500 pasagjerë të zbarkojnë në të, kufizimin e zbarkimit me një anije (për çdo sit) dhe kufizimin e zbritjes së pasagjerëve në breg në jo më shumë se 100 vetë njëherësh. Sot, vizitorët në këtë mjedis të paprekur, duhet të udhëtojnë nëpërmjet operatorëve dhe organizatorëve të udhëtimit, të cilët kanë marrë aprovimin nga autoritetet kombëtare dhe duhet të jenë të përgatitur të jenë të monitoruar gjatë gjithë kohës gjatë qëndrimit në breg, ose afër tij.

 

  1. Ishujt Seishell

Arkipelagu prej 115 ishujsh në brigjet lindore afrikane, Seishellet, janë bërë shumë popullore qoftë nga turistët “normalë”, qoftë nga ata mbretërorë (aty kaluan muajin e mjaltit Uilliami dhe Kejti). Megjithëse turizmi është industria më e madhe në vend, ministri i Turizmit dhe Kulturës, Alen St Anzh, tha në prill se po punohet që të ulet numri vjetor i turistëve, me qëllim që të mbrohet e ardhmja e tyre. “Ne nuk duam të degradojmë vlerat e Seishelleve. Ne presim 250 mijë njerëz në vit, gjashtëfishi i njerëzve që jetojnë këtu”.

 

  1. Everesti

Qeveria nepalase ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur qëkur vendosi të bënte përpjekje për uljen e numrit të ekipeve dhe alpinistëve që donin të ngjiteshin në majën më të lartë të botës, përpara se sezoni i ngjitjeve të mbyllej përfundimisht për shkak të tërmetit që tundi Nepalin para pak kohësh. Ndërmjet masave përfshihej një taksë prej 10-11mijë $ për alpinistët e huaj dhe regjistrimin në një zyrë në kampin bazë për të verifikuar eksperiencën, gjendjen shëndetësore dhe kushtet e ngjitjes. Së ardhmi, ata kanë për qëllim formimin e grupeve me një numër më të vogël alpinistësh, që të evitohen “bllokimet e trafikut” në rrugët malore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Florent Hadergjonaj: Nuk e kam vendosur se për cilën Kombëtare do të luaj!

Next Post

Test Çfarë dini për VIP-at?

Advertisement