Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të dua pafundësisht…

Sa më do? – E pyeti ajo! – Vërtet dëshiron ta dish? – ia ktheu ai! – Patjetër që dua! – Tha ajo dhe një buzëqeshje e bukur përkëdheli fjalët! Ai humbi i tëri në bukurinë e buzëqeshjes së saj. U magjeps! Kushedi për të satën herë e ndjeu me tërë qenien. Mund të takonte edhe një milion vajza tjera, por asnjëra nuk mund të krahasohej me të. U përhumb në mendime. Dashuria e tij ishte një det i madh që përpinte çdo mendim! – Ma thuaj, – Këmbënguli përsëri ajo dhe e ktheu në realitet! – Mbylli sytë, – I tha ai dhe pastaj e përqafoi derisa ajo i mbylli sytë në kraharorin e tij. – Përpiqu të përfytyrosh gjithë universin, – vijoi ai dhe pastaj e

puthi lehtë në faqe. Vajza deshi të thoshte diçka, por ai ia vuri gishtin tregues mbi buzë. – Tani të gjithën shumëzoje me pafundësi, – i foli lehtë në vesh, – Dhe përsëri do të arrish të përfytyrosh vetëm një pjesë të asaj që ndiej për ty. Ti je universi im, i shumëzuar me pafundësi… dhe shumë më tepër se kaq. Linda.

Nuk e di si do jetë jeta ime po ty, po ndjej qe me mungon tmerresisht. E vetmja arsye pse po me sherohej shpirti ishte buzeqeshja jote, po tani te kam humbur dhe nuk di ca po me ndodh. Nuk kam guxim te shkruaj dhe te shpjegoj gjithçka, nuk te genjeva kurrë mbi ndjenjat e mia. E vetmja genjeshter ishte ajo qe na ndau, po nuk e bera qe te dashuroheshe me mua po sepse ndjeva friken te jetoja pa ty. Kam dashur ta them gjithmon po me beje shum te lumtur dhe tani qe ste kam vetmia me ka pushtuar shpirtin problemet qe i ndaja me ty po me rendojn akoma me shume edhe fryma ime po me rendon. I lutem zotit cdo dit per ty, kam deshir te degjoj zerin dhe fjalet qe me thoje ato gjestet e tua qe te benin unike po ku të të gjej. Ishe gjithcka e bukur qe kisha. Jeta mu shnderrua ne pak kohe serisht ne ferr. Asnje nuk ma kupton dhimbjen qe kam por sado qe mundohem ta fsheh me tradhton loti. Mezi pres te jem vetem se nuk duroj dot me asnje. Naten me del gjumi nga ankthi dhe mendimet me torturojnë. Po perjetoj ditet me te veshtira te jetes time.ate te shtepis e kan kuptuar qe nuk po flasim me dhe duke me parë si jam mundohem me ndonje fjalë te me ngushellojn. Po ne cdo fjal te tyre po vdes per pranin tende. Të premtova qe do te qendroja pranë qe do te sheroj zemren po te lendova dhe te kerkoj falje po te betohem me jeten time nuk doja engjelli im. Më ka marre  shum malli per ty nuk u perqafuam kurre sic duhet kur largesia na ndau sikur te na thoshte qe do takohemi po dhe pse shpresoj e di qe sdo ndodhi kurrë më. Të uroj gjithë lumturin e ksaj bote nuk do jetoj dot kur me faktin qe per dike tjeter do buzeqeshesh po ta uroj me zemer te jesh e lumtur, te puth duart dhe faqet te adhuroj, nuk do te them kurrë lamtumir se ti do jetosh pergjithmon ne shpirtin tim. A+M të adhuroj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqiperia

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement