Mamit tim, ia dedikoj këto vargje, të cilat janë shumë pak për të shprehur falenderimin ndaj gjithçkaje që ajo ka bërë dhe bën për mua. Për çastet kur un qaja e mbyllur ne dhomë nga zhgenjimet e marra, kurse ti aty duke qarë me mua, duke më perkedhelur për mos të më lënë vetëm. Dhe në heshtje e tresje nga meraku veten. Për lotët që derdhe nga gezimi kur fitova nje kurs shkolle. Për mbeshtetjen tënde të pashterrshme që kurrë s’u lodhe. Per vuajtjet qe te kam bërë te kalosh duke qarë pas zgjedhjeve të mia të gabuara. Për perqafimin qe me jepje ne mengjes duke me zgjuar me fjalet me te bukura, eh moj nene nuk mbarohen ato qe ke bërë per mua, sic dhe nuk shterrojn kurrë meraket e tua. Aty dhe kur u rrita kujdeseshe per mua si femijë, tani qe jam larg teje e ndiej shumë mungesen e atij perkushtimi. Të më falesh nese padashje te kam bërë te vuash me gabimet e mia, ke duruar shumë dhe vec tani kuptoj sesa herë ta kam bërë zemren therrime, je ti ajo qe dhe frymen e fundit do japesh duke menduar per mua, ndaj nuk ka fjalë e shprehje per te treguar se sa te dua, NENA IME. Lani.
Advertisement