Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Është infeksion apo ka lidhje me sinusitin?

– Doktoreshë Rezarta, ju përshëndes! Jam 18 vjeç dhe kam patur probleme me sinuset. Për pasojë, më skuqeshin sytë aq sa më kullonin si lëng të bardhë në mëngjes dhe në mëngjes i kam gjithmonë të enjtur. Kam përdorur lot natyral, por nuk kam patur përmirësim. Natën më ndodh që më dhembin shumë dhe më turbullohet shumë pamja. A është infeksion apo ka lidhje me sinusitin? Çfarë më sugjeroni? Faleminderit.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: I dashur letërshkrues! Më pëlqen shumë letra juaj dhe ju falënderoj për mënyrën se si i keni shpjeguar ankesat tuaja duke më dhënë informacionin e duhur për t’u sqaruar. Skuqja e syve dhe sekrecionet si lëng i bardhë në mëngjes janë karakteristike për infeksionet bakteriale të syve, të cilët mund të kenë lidhje shkakësore me sinusitin. Sinusiti është infeksion akut ose kronik i sinuseve, hapësirave me ajër të cilat pozicionohen në raporte të afërta anatomike me sytë, kështu që mund të ekzistojë një kalim i baktereve përmes gjakut dhe përfshirje edhe e syve, duke dhënë konjuktivite akute ose kronike (infeksione të jashtme) të syrit. Ky infeksion njihet si endogjen.

– Por, ka edhe raste kur këto infeksione janë të jashtme (ekzogjene) dhe nuk kanë lidhje me sinusitin, por vijnë nga mikrobet jashtë në mjedis përmes kontakteve të jashtme me duar të papastra apo peshqir të kontaminuar me mikrobe. Sytë tuaj janë të enjtur pikërisht nga konjuktiviti, pasi enjtja apo edema është një nga shenjat bazë të informacionit. Edhe turbullimi i shikimit vjen nga infeksioni, pasi syri është i mbuluar nga një shtresë e lehtë sekrecionesh pumulente të holla si qelb që pengojnë shikimin e qartë. Edhe dhembja në mëngjes është pjesë e sëmundjes. Gjatë natës, në gjumë, sytë qëndrojnë të mbyllur dhe ky është një faktor favorizues për shumëzimin e mikrobeve brenda syrit të mbyllur dhe praninë e sklepave në mëngjes kur zgjohesh. Përsa i përket mjekimit, përdorimi i lotit natyral nga ana juaj ka qenë i gabuar dhe ju keni patur nevojë për mjekim me antibiotikë topikale me pika kolir dhe pomadë oftalimike. Duke qenë se keni vuajtur edhe nga sinusiti, mjekimi me antibiotikë sistematikë tableta orale (nga goja) është i nevojshëm në rastin tuaj. Gjithsesi, për të përcaktuar më mirë terapinë, duhet t’ju vizitoj. Jeni i mirëpritur! Faleminderit.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si i ndihmon joga, marrëdhëniet seksuale

Next Post

Më dhemb gjoksi e shpatulla

Advertisement