Të shohësh, të vëzhgosh, të perceptosh e aq më tepër të prekësh e të pikturosh një trup lakuriq (nudo) do të thotë të njohësh gjithçka, embrionin e jetës. Lakuriqësia është fenomen shqisor, gjithëpërfshirës dhe shumëplanësh, që shkon përtej vetë subjetit të të qënurit lakuriq të një trupi njerëzor. Të ndenjurit përballë një trupi lakuriq ka të bëj me një gjendje “ekstaze”, gati të një ndërlidhjeje hyjnore, ku artisti shpërbëhet në ndjesi të shumëfishta brenda vetë qenies së tij. Duke e shndërruar perceptimin ndaj lakuriqësisë në semiotikë themelore rreth të cilës mblidhen të gjitha pëmasat e ekzistencës, si: erotizmi, dashuria, joshja, eksitimi, flurimi shpirtëror, përkatësia territoriale, socializimi, antropologjia e frymës etj… – Lakuriqësia përpos interpretimit nga artistët pamor ka shërbyer si “Muzë frymëzimi” edhe për zbërthimin e Magnum opus-it të mendimit ontologjik perëndimor, nga Herakliti te Heidegeri e deri te filozofia bashkëkohore francez me Georges Bataille dhe Jean-Luc Nancy, ku lakuriqësia ngrihet në një temë thelbësore, vendimtare për filozofinë e së ardhmes.
Padyshim lakuriq ishin edhe “etërit” tanë zanafillor Adami dhe Eva të cilët simbolizojnë qartë metaforën e kalimit të njeriut nga gjendja shtazore në gjendjen e vetëdijes, me pasojë marrjen e përgjegjësisë dhe fitimin e vullnetit të lirë për të menduar e vepruar. Ndaj në këtë pikëpamje nuk bëhet fjalë për një mëkat, por për një përparim zhvillimor të qenies njerëzore: fillimi i rrugëtimit të njeriut drejt dijes.
Një vetëdije, e cila e vendos trupin e zhveshur lakuriq përballë njohjes me vetveten dhe në marrëdhënie erotike-estetike me të tjerët. Një marrëdhënie e tillë nxjerr në pah brishtësinë fragmentare të ndarë në zona të veçanta, një shumësi pjesësh trupore, që “shkurajojnë” çdo përpjekje të trupit për ta parë veten të njëtrajtshëm dhe të bashkuar në mënyrë harmonikenë një të vetëm e kuptimplotë.
Të pikturosh e aq më tepër të interpretosh të padukshmen e një trupi lakuriq është si të depërtosh përtej një të vërtete reale, sepse lakuriqësia nuk është vetëm një subjekt i ngurtë pajetë, por një shumësi ndjesish, perceptimesh, ndjenjash, përfytyrimesh dhe marrëdhëniesh tërësisht vetjake e intime, që artisti ka me modelin në studion e tij. Elementë të cilët nxisin imagjinatën e krijuesit (artistit) për ta rikrijuar atë, pasi trupi lakuriq ndërvepron në heshtje me hapësirën përreth, atmosferën dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me syrin e artistit.
Joshja e ndërsjellë e pashprehur, por e ndjerë mes piktorit/es dhe modeles/it është e pashmangshme. Janë pjesë të veçanta të lakuriqësisë të cilat përhumbin vëmendjen e artistit, duke zgjuar në nënvetëdijen e tij ndjesinë e erotizmit. Ndaj ky proces krijues është sa njohës për anatominë e trupit të njeriut nga ana e artistit, aq edhe i ndërlikuar për përfshirjen erotike në të. Tensioni seksual është emblema e marrëdhënieve ndërmjet trupave të cilët nuk janë të orientuar drejt arritjes së një marrëdhënie përfundimtare, sesa për ruajtjen e baraspeshës dikotomike të ndjenjave. Të qendruarit përballë njëri-tjetrit, piktor-model përtërinë çdo herë ndjesinë e kënaqësisë dhe eksitimit, e cila shtohet gjithmonë e më shumë. Imazhi i lakuriqësisë mund të shfaqet vetëm në një trup të zhveshur […]. Një trup në të cilin lëkura është membrana e ndarjes së dy botëve, asaj brenda dhe jasht saj. E vërteta e kërkuar nën lëkurë, në të vërtetë gjendet në bukurinë e sipërfaqes së saj. Lëkura në një trup lakuriq nuk mbulon misterin e shpirtit, përkundrazi ajo është vetë “forma e shpirtit”.
Përtej bukurisë së lëkurës, që hijeshon lakuriqësinë në vetvete, ajo na dëshmon për një të vërtetë të pakundërshtueshme: – nuk ka më asgjë për të parë përtej kësaj lakuriqësie! Lëkura është “kufindarësja” midis dy hapësirave: reales dhe irracionales. Është sipërfaqja e vetme e mundshme për të depërtuar të panjohurën e lakuriqësisë. Ndaj të kërkosh një shpirt të nëndheshëm në të do të thotë “të rrjepësh lëkurën nga trupi”. Çdo e vërtetë shfaqet në mënyrë misterioze mbi lëkurë, sepse ajo është harta e ndjesive të një trupi lakuriq, aty, ku shihen e përftohen të gjitha emocionet, druatjet dhe brishtësitë e qenies njerëzore.









Për të kuptuar lakuriqësinë është e nevojshme të shkohet përtej asaj që ajo shfaq dhe asaj që ne përftojmë me shikim të parë. Kjo, sepse lakuriqësia nuk kufizohet vetëm në shfaqen e organeve gjenitale, apo pjesëve të tjera specifike të trupit. Kur gjendemi përballë një trupi lakuriq, ne do të duhet të shohim përtej lakuriqësisë si imazh, pasi ajo është pjesë e një realiteti ontologjiko-fenomenologjik dhe antropologjik-kulturor, të njohjes me vetveten. – Asnjë trup nuk mund të shmangë lakuriqësinë si ekzistencë reale dhe përmasë ndjesore. Një trup lakuriq i pa shfaqur është një trup i paqenë. Lakuriqësia është liria e vetë trupit për të shpërfaqur e përcjell identitetin e tij, ashtu siç është me bukurinë, deformimet dhe të metat që e karakterizojnë. Një trup lakuriq mbart një identitet të mirë përcaktuar, i cili përfaqëson një vend, kulturë, traditë, mendësi, përkatësi dhe antropologji.
Ndaj lakuriqësia duhet hetuar në shumë drejtime si mënyra e vetme për ta kuptuar dhe çliruar atë nga hermetizmi i druajtjes. Platoni lakuriqësinë e konsideronte si zanafillën e ekzistencës, duke u nisur nga kuptimi i së vërtetës dhe i mendimit parasokratik, ku aletheia[grc] është mishërimi i lakuriqësisë.
Ndaj të pikturosh, apo të modelosh një trup lakuriq e aq më tepër ta përfaqësosh e konkretizosh atë nëpërmjet estetikës semiotike – është diçka tërësisht tjetër nga ajo që realisht shohim e prekim në realitet. Një qasje e tillë do të thotë të dish ta kuptosh atë, për atë që është në të vërtetë: pjesën e dukshme të lakuriqësisë, që nuk është gjë tjetër veçse “mbështjellësja e shpirtit” njerëzor.
Në këtë proces osmozë midis “gjeniut” krijues brenda artistit dhe nevojës për të shijuar e për t’u joshur nga bukuria rrezatuese e lakuriqësisë është semantika e gjuhës së përdorur nga artisti në komunikim me masën. Gjë, e cila e ngjit në pjetestal tharmin e lakuriqësisë, duke gjurmuar nëpër shtigjet e linjave poetike dhe estetike të një trupi të zhveshur.
Përpos gjithçkaje artisti bashkëkohor ka një qasje krejtësisht të veçantë, vetjake dhe semio-semantike për përfaqësimin e trupit lakuriq, duke hequr dorë nga raporti i tij me të bukurën dhe me të hijshme (me çdo kusht). Sepse lakuriqësinë ai e shikon si “hartën e shpirtit”, të ekzistencës së qenies njerëzore antropo-fenomenologjike, pjesë e një mendësie, e një psiko-dinamike të re, e një konteksti shoqëror, politik, historik dhe social të cilat formësojnë dhe kodifikojnë bashkëkohësinë e tij.
Nga Fabjola Kuburi


NUDE










To see, to observe, to perceive and even more to touch and paint a naked body (nude) means to know everything, the embryo of life. Nudity is a sensory, comprehensive and multifaceted phenomenon, which goes beyond the subject of the nakedness of a human body. Sitting in front of a naked body is about a state of “ecstasy”, almost of a divine connection, where the artist dissolves into multiple sensations within his own being. By transforming the perception of nudity into a fundamental semiotic around which all dimensions of existence gather, such as: eroticism, love, seduction, excitement, spiritual flow, territorial belonging, socialization, anthropology of the spirit, etc…– Nudity, in addition to being interpreted by visual artists, has also served as a “Muse of inspiration” for the analysis of the Magnum opus of Western ontological thought, from Heraclitus to Heidegger to contemporary French philosophy with Georges Bataille and Jean-Luc Nancy, where nudity is raised to an essential theme, decisive for the philosophy of the future.
Undoubtedly, our original “fathers” Adam and Eve were also naked, who clearly symbolize the metaphor of man’s transition from the animal state to the state of consciousness, with the consequent taking responsibility and gaining free will to think and act. Therefore, in this view, it is not a sin, but a developmental progress of the human being: the beginning of man’s journey towards knowledge.
A consciousness that places the naked body in the face of self-knowledge and in erotic-aesthetic relationships with others. Such a relationship highlights the fragmentary fragility divided into separate areas, a multitude of body parts that “discourage” any attempt of the body to see itself as uniform and harmoniously united into a single and meaningful whole.
To paint and even more so to interpret the invisible of a naked body is like penetrating beyond a real truth, because nudity is not just a solid, inanimate subject, but a multitude of sensations, perceptions, feelings, imaginations and completely personal and intimate relationships that the artist has with the model in his studio. Elements that stimulate the imagination of the creator (artist) to recreate it, since the naked body interacts silently with the surrounding space, the atmosphere and direct contact with the artist’s eye.
The unspoken but felt mutual attraction between the painter and the model is inevitable. There are specific parts of the nudity that capture the artist’s attention, awakening in his subconscious the feeling of eroticism. Therefore, this creative process is as much a cognitive process for the artist about the anatomy of the human body as it is a complex one for the erotic involvement in it. Sexual tension is the emblem of the relationship between bodies that are not oriented towards achieving a final relationship, but rather towards maintaining the dichotomous balance of feelings. Standing face to face, the painter-model renews each time the feeling of pleasure and excitement, which increases more and more. The image of nudity can only appear in a naked body […]. A body in which the skin is the membrane separating two worlds, the one inside and the one outside. The truth sought under the skin is actually found in the beauty of its surface. The skin on a naked body does not cover the mystery of the soul, on the contrary, it is the very “form of the soul”.
Beyond the beauty of the skin, which adorns nudity in itself, it testifies to an irrefutable truth: – there is nothing left to see beyond this nudity! The skin is the “boundary” between two spaces: the real and the irrational. It is the only possible surface to penetrate the unknown of nudity. Therefore, to seek an underground soul in it means “to strip the skin from the body”. Every truth appears mysteriously on the skin, because it is the map of the sensations of a naked body, where all the emotions, fears and fragility of the human being are seen and experienced.
To understand nudity, it is necessary to go beyond what it reveals and what we perceive at first glance. This is because nudity is not limited to the display of genitals or other specific parts of the body. When we find ourselves faced with a naked body, we will have to look beyond nudity as an image, since it is part of an ontological-phenomenological and anthropological-cultural reality, of self-knowledge. – No body can avoid nudity as a real existence and sensory dimension. An unmanifested naked body is a non-existent body. Nudity is the freedom of the body itself to reveal and convey its identity, as it is with the beauty, deformities and flaws that characterize it. A naked body carries a well-defined identity, which represents a place, culture, tradition, mentality, belonging and anthropology.
Therefore, nudity must be investigated in many directions as the only way to understand and free it from the hermeticism of fear. Plato considered nudity as the origin of existence, starting from the meaning of truth and pre-Socratic thought, where aletheia[grc] is the embodiment of nudity.
Therefore, to paint or model a naked body, and even more so to represent and concretize it through semiotic aesthetics – is something completely different from what we actually see and touch in reality. Such an approach means knowing how to understand it, for what it really is: the visible part of nudity, which is nothing more than the “envelope of the human soul”.
In this process of osmosis between the creative “genius” within the artist and the need to enjoy and be seduced by the radiant beauty of nudity is the semantics of the language used by the artist in communication with the masses. Something that elevates the yeast of nudity to a pedestal, tracing the paths of the poetic and aesthetic lines of a naked body.
Above all, the contemporary artist has a completely unique, personal and semio-semantic approach to the representation of the naked body, giving up its relationship with beauty and grace (at all costs). Because he sees nudity as the “map of the soul”, of the existence of the anthropo-phenomenological human being, part of a mindset, of a new psycho-dynamics, of a social, political, historical and social context which shape and codify his contemporaneity.







