Anketa e fundvitit: Si ishte 2025 për ju dhe ç’prisni nga 2026?

KLAJD HETA, ISH-GAZETAR I INTERVISTËS

Kam nisur të shkruaj tek Intervista që 12 vjeç. Mundësinë ma dha Kryeredaktorja Fabjola Kuburi, së cilës i jam shumë mirënjohës për këtë e të tjera; si dhe themeluesit dhe pronarit të gazetës, Artan Kristos.

Të prezantohesha në atë moshë si pjesë e një prej mediave private pionere në Shqipërinë pas ’90-s, ishte nder. Përveçse munda të zhvilloj aftësitë e mia në shkrim, m’u krijua mundësia të takohesha me shumë personazhe që i vogël i adhuroja nga ekrani. Gjej rastin t’i falenderoj, që dhe pse me një karrierë të gjatë dhe reputacion të lartë, pranuan të intervistohen nga një djalë i vogël.

Për mua, viti 2025 ishte i mirë, edhe pse me sfida, të cilat të mësojnë se çdo gjë arrihet, mjafton të mos dorëzohesh. Uroj që viti 2026 të jetë më i qetë. Sfidat janë të mirëpritura, për sa kohë nuk lidhen me shëndetin. Dëshiroj shëndet e mbarësi për të gjithë lexuesit e Intervistës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here