Anketa e fundvitit: Si ishte 2025 për ju dhe ç’prisni nga 2026?
FABIOLA DEMIRNELI/ GAZETARE, ABC NEWS
Kur vjen bilanci i fundvitit, qindra mendime të rrotullohen në kokë, dhe duhet t’i sistemosh për të kuptuar vërtet çfarë ka ndodhur dhe çfarë solli viti që po lëmë pas.
Për mua, 2025 ishte një vit i qetë. Një vit që na solli harmoni në familje, njerëz të rinj që iu shtuan jetës sonë, dhe na bënë të kuptojmë sa e madhe është vlera e një familjeje të bashkuar dhe të shëndoshë. Njohja me miq të rinj ishte gjithashtu një bekim! Nga viti 2026, pres energji të mirë, sepse energjia e mirë sjell shpirtra të bardhë dhe momente që ia vlejnë. Pres mbi të gjitha shëndet të plotë, për veten dhe për të gjithë ata që dua e zemra ime i mban pranë!







