Anketa e fundvitit: Si ishte 2025 për ju dhe ç’prisni nga 2026?
ERVIN KURTI/ GAZETAR DHE MODERATOR, TOP CHANNEL
Përshëndetje të gjithëve! Viti 2025 për mua ka qenë sfidues dhe rekreativ në të njëjtën kohë. Në aspektin profesional kam qenë autor i programit “AG Show” në Top Channel për 2 sezone gjithashtu i fokusuar në disa formula interesante për t’ia sjellë sa më afër teleshikuesve si “Muzikë kur dëgjoj” si pjesë të “E Diell” etj.
Nga ana personale do të dëshiroja për 2026-n më shumë shëndet dhe mundësi për ta parë veten të lirë në zgjedhjet e mia si dhe mënyrën sesi e jetoj jetën pa më gjykuar askush, por duke respektuar gjithsecilin që ka një mendim ndryshe. Baza është komunikimi e unë do doja që në këtë vit të ri të kishte më shumë dëshirë për ta dëgjuar dhe mbi të gjitha, për ta kuptuar njëri-tjetrin! Gëzuar për shumë vjet!







