Në zemër të Roskovecit, më 24 Korrik, qyteti do të pulsojë me ritmin dhe emocionin e një mbrëmjeje që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve. Nën qiellin e hapur, do të ngjiten në skenë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare si: tenori i muzikës klasike, artisti shumë i dashur Kastriot Tusha, artisti nga Struga Agim Poshka i cili do te ketë edhe jjë duet me vajzën e tij Enxhi Poshka, orkestra e drejtuar me mjeshtëri nga maestro Zeqir Sulkuqi nga Elbasani, këngëtaria Vivian Biagioni, artistët e qytetit të Roskovecit të cilët janë vlerë e shtuar e këtij spektakli, të cilët do ta kthejnë këtë natë në një festë të madhe gëzimi, kënge dhe bashkimi.
“Festa e Qytetit” do të realizohet në tre netë të ndryshme, ku natën e parë do të ketë paradë të nxënëve më të mirë të qytetit, cirku i Tiranës me performancën e tyre, artistë të qytetit, vlerësime për qytetarët e shumë muzikë e aktivitete që organizatorët na e lënë surprizë.
Artistë që i kanë dhënë zë brezave, këngëtarë që ndezin zemrat me çdo refren dhe muzikantë që mbajnë gjallë frymën e traditës dhe ritmet moderne të gjithë do të jenë aty, për ta bërë Roskovecin kryeqendrën e festës.
“Do të këndojmë, do të kërcejmë dhe do të festojmë së bashku, me një program që sjell jo vetëm këngët më të dashura, por edhe atmosferën e papërsëritshme të verës shqiptare”-shprehet kryetaria e bashkisë Roskovec Znj. Majlinda Bufi e cila ka edhe nën patronazhin e lartë këtë aktivitet.