Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Populizëm vrasës! Nga Agron Berdaj

Po ngopemi me premtimeve zgjedhore. Nga të gjitha krahët. Por ato të Aleancës për Shqipërinë e ashtuquajtur “Madhështore”, të habisin. Por le t’i shohim me radhë.

Liderat e këtij subjekti zgjedhor premtojnë se më 12 Maj do të kemi një Shqipëri tjetër; se pas një muaji nga kjo datë do të marrë fund varfëria dhe skamja; se njerëzit do të hanë me lugë floriri; do të hiqen taksat dhe detyrimet shtetërore; një herë thonë se taksimin e dividentit do ta shpien 10 përqind, një herë tjetër thonë 8 përqind dhe, kur nuk u dalin llogaritë, e lënë ta vendosin pas zgjedhjeve! Kasnecët e fushatës së saj thonë se data 12 Maj do të shpallet ditë zie për korrupsionin  dhe krimin e organizuar, i cili, sipas tyre, nuk do të gjejë vend të futet, as në brimën e miut.

Atë që nuk e bëri Lëvizja Çartiste në Angli, apo Komuna e Parisit në Francë dhe të gjitha revolucionet botërore për kthimin e plotë të lirisë dhe parave të grabitura nga elitat shtypëse të kohës, në Shqipëri thonë se do ta bëjë PD-ja, e cila premton se në 12 maj popullit do ti kthejë paratë e grabitura në këto 12 vjetë qeverisje nga socialistët. Por PD-ja nuk thotë agjë se a do të kthejë edhe paratë e grabitura 13 vitet e qeverisjes demokratike dhe në veçanti nga familja Berisha, e cilësuar si mafioze dhe e akuzuar nga drejtësia e përfshirë në korrupsion vrasës.  

Advertisement

Na thonë se më 12 Maj do të falen gjobat për shkelje ligjore dhe vepra civile e penale të konvertuara në pará! Çka do të thotë, as më pak e as më shumë, që, një ditë pas zgjedhjeve, shteti do të shpallë kapitullimin përballë populizmit të PD-së. Se në këtë datë do të rikthehet anarkia dhe rrebelimi për mos pagimin e faturave të dritave dhe të ujit, për të cilat u investua aq shumë punë për qytetërimin  dhe emancipimin e asaj kategorie njerëzish, të cilët e shikonin shtetin si armik dhe jo si një domosdoshmëri e qytetërim në mbrojtje të interesave të shoqërisë; se do të lulëzojë tregu ilegal dhe – siç thotë një kandidat i PD-së në videon e shpërndarë prej tij, këtyre tregëtarëve të paligjshëm, pas datës 12 maj nuk do të guxojë policia t’u ndalojë aktivitetin edhe pse është i paligjshëm e i paliçensuar. Lihet të nënkuptohet se shteti paszgjedhor i PD-së do të jetë ndryshe nga ai që është sot: i ngjashëm me shtetin që shpuri në ngjarjet tragjike të 97-tës; i lulëzimit të piramidave financiare; i Gërdecit; i 21 janarit. Pra, do të kemi një ushtri dhe polici tjetër dhe jo këtë që kemi sot. Falangat e përzëna nga sistemi i drejtësisë do të rikthehen prapë bashkë me trafiqet dhe pasurinë e vjedhur.

Një parti që emrin e ka të djathtë, por që në të vërtetë është një amalgamë pa identitet dhe trashëgimi historike si e tillë, pa bazë sociale, një e vetëquajtur e djathtë e krijuar nën hijen e korrupsionit, krimeve, nga pabarazisë shoqërore, pa konkurencë të ndershme, nga uzorpimi i pronave, shpërdorimi galopant i taksave të popullit. Kjo llojë e djathte që u ndërtua në laboratoret e krimit dhe të korrupsionit nuk e ka problem që, në fushatat zgjedhore, të paraqitet si forcë politike më e majtë se të majtat, por fatkeqësisht vendi nuk ka asnjë parti të tillë.

Në natyrën e partive të vërteta të djathta konservatore, sidomos në fushata zgjedhore, nuk janë të modës premtimet populiste, por prezantimi i programeve e reformave që do të kryejnë nëse vijnë në pushtet, i prioriteteve, i ristrukturimit të ekonomisë. Ato argumentojnë mbi baza shkencore fitimet që mendohet se do të vinë nga ristrukturimi i ekonomisë dhe burimeve të reja. Në diskutimet popullore me natyrë elektorale tregohet edhe mënyra e shpërndarjes së këtyre të ardhurave dhe se cilat shtresa e kategori shoqërore do të përfitojnë më tepër.

Përkundrazi, PD-ja jonë, duke qënë një forcë politike e pareformuar, pa programe  dhe trashëgimi politike djathtiste, e dalë nga një krizë imoraliteti politik lufte për pushtet dhe influencash familjare, shfaqet në tregun politik zgjedhor vetëm me premtime boshe se do të derdhë lumë parash për popullin; se do të çojë në zenith rroga e pensione; se do të sigurojë asistenca sociale të majme, etj. Por asnjëherë nuk zë në gojë taksimet që mendohet se do të mbushin arkën e shtetit. Duke mos patur fare program ekonomik, përpiqet që këtë boshllëk ta mbulojë vetëm me premtime boshe. Por kjo parti e ka në modë këtë frymë. Më herët, një kandidat për deputet i kësaj force politike ka arritur deri aty sa t’i premtonte elektoratit se do të rregullonte edhe cilësinë e diellit për t’u shërbyer sa më mirë plazhistëve, veç se ata duhet t’i jepnin votën!

Është e vërtetë se pensionistët në Shqipëri janë pjesa më e poshtëruar nga politika, të cilët nuk i qetësojnë dot lotët e krokodilit, apo lëmoshat si për mëshirë me gjysmagjeli të socialistëve. Por as premtimet e  Berishës, ku përgjërohet se vetëm ai, tani që është në moshë të thyer, i kupton vështirësitë e tyre. Ai e ka vulosur me urrejtje qëndrimin ndaj pensionistëve. Jo vetëm se në kohën e qeverisjes së tij pensionistët u vlerësuan si kokë turku me nivelin më të ulët, por çdo lëvizje demokratike nga ata në kërkim të të drejtave të mohuara, u shtypën me dhunë dhe kërcënime prej këtij bajraktari, duke iu ndërsyer se do t’u priste edhe kotheren e bukës. Ky sharlatan politik ishte që, duke abuzuar me flamurin e ndryshimeve të sistemit, gjeti rastin të ushtronte një racizëm nga më të egrit si hakmarrje politike sidomos ndaj pensionistëve.

Premtime të tilla populiste, më tëpër se të bëjnë optimist, të trishtojnë e të fusin panikun si alternativa antishtet e antidemokratike. Duke patur parasysh edhe qeverisjen e saj gati 13- vjeçare autokratike dhe bajraktare, përmes premtimeve të kësaj natyre, e shpuri vendin në rrebelime e grushte shteti, në tragjedi dhe vrasje shtetërore, në  lëvizje antidemokratike e politika  antishqiptare. Shqipëria nga këto lloj premtimesh false dhe ireale, sa për të vjedhur votat e elektoratit, ka një përvojë të hidhur dhe gati tragjike. Ato kanë qënë fasada me të cilën është maskuar anarkia, grushtet e shtetit dhe rrëzimi me dhunë i pushteteve. Premtimet populiste kanë krijuar atmosferën për vjedhjet shtetërore të pronës publike dhe asaj private, për mbulimin dhe maskimin e korrupsionit dhe trafiqeve, për kriminalizimin e çdo sektori shtetëror, kontrollin e verbër të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv duke e bërë atë një lehës të zellshëm të saj.

Premtime të tilla duken si një re e zezë mbi Shqipërinë, sigurinë, stabilitetin e vazhdimësinë e rrugës demokratike. Edhe sot gati pas 35-vitesh shoqëri pluraliste po shikojmë të zhvillohen fushata zgjedhore agresive dhe aspak të qeta e paqësore, të mbushura me propogandë e shpifje dhe jo si kuvende popullore ku të shtrohen dhe diskutohen në mënyrë shkencore dhe analitike alternativat partiake. Nuk ndihet atmosfera e paqes dhe e pajtimit, por ajo e luftës dhe e hakmarrjes, duke e vlerësuar kundërshtarin politik si armik. Modele të tilla drejtuesish politik, të paemancipuar, me ngarkesa bajraktare i gjen jo vetëm te politikanët e vjetër, por edhe te disa të rinj, te të cilët zotëron mentaliteti se pas çdo fushate zgjedhore pushteti i ri duhet ta nisë nga zerua. Filozofi populiste vrasëse.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Drejtësia në grusht shteti! Nga Agron Berdaj

Next Post

Trump mbjell ‘MAGAnolia’ në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, për të zëvendësuar pemën 200-vjeçare

Advertisement