Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anja Dinion: Zëri i zemrës, fuqia e gruas dhe udhëtimi drejt lumturisë

Në rrugën e dashurisë, gruaja dhe forca e brendshme

Pyetësorit të Prustit i përgjigjet Anja Dinion, një vajzë shqiptare në USA, nje diplomate dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe në të njejtën kohë me një sharm klasi e elegance që nën objektivin e aparatit fotografik ajo duket si modele e pasarelave botërore.

Advertisement

Cila është ideja e jote për lumturinë e përkryer?

Lumturia e përkryer, për mua, është një gjendje e brendshme e paqes dhe përmbushjes, ku njeriu është i lidhur thellësisht me vetveten dhe me botën përreth. Ajo përfshin ndjenjën e të qenit i rrethuar nga dashuria, mbështetja, dhe mirëkuptimi nga njerëzit e dashur, ndërkohë që përmbush qëllimet personale dhe shpirtërore. Eshtë një moment ku njeriu arrin të jetojë me qetësi në të tashmen, duke vlerësuar gjithçka që ka, pa kërkuar më shumë dhe pa pasur pengje. Gjithashtu, ndjenja e të qenit i plotësuar lidhet ngushtë me dashurinë, e cila vjen më lehtë kur jemi të përputhur me qëllimet tona dhe i japim vetes atë që na nevojitet. Kur e duam dhe kujdesemi për veten, kemi më shumë kapacitet të shërbejmë të tjerëve, veçanërisht atyre që i respektojmë dhe i duam. Për të tjerët, japim në përputhje me kohën dhe nevojën, pa u humbur në kërkesat e jashtme, por gjithmonë të mbështetur në dashurinë dhe vetëdijen për veten.

Cila është frika jote më e madhe?

Frika ime më e madhe është të mos e realizoj plotësisht potencialin tim, duke mos jetuar në përputhje me qëllimet dhe vlerat që më japin kuptim.

Cilin person të gjallë e admiron më së shumti?

Personat që admiroj më së shumti janë prindërit e mi dhe vëllezërit e mi. Forca, përkushtimi dhe dashuria e tyre e pakushtëzuar janë një burim frymëzimi të përhershëm për mua.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshiroje të identifikoheshe?

Disa nga miqtë e mi kanë bërë shaka duke më krahasuar me Elizabeth Taylor, Joan of Arc, Angelina Jolie, dhe Monica Bellucci, por në të vërtetë, unë dua të identifikohem si vetja ime. Por, nëse do të më krahasoni me dikë, më krahasoni me gjyshet e mia ose me mamanë time.

Cili është tipari i yti që nuk e pëlqen?

Tipari im që nuk e pëlqej është ndonjëherë mungesa e durimit, sidomos kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiroj. Ndonjëherë më ngrihen nervat, nervat shqiptare!

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqen tek të tjerët?

Tipari që nuk e pëlqej tek të tjerët është mosmirënjohja dhe mungesa e respektit ndaj të tjerëve. Nuk më pëlqejnë njerëzit që injorojnë të tjerët, që gënjejnë, dhe ata që duan vetëm të marrin nga ti pa dhënë asgjë në këmbim.

Në cilat gjëra e tepron? Çfarë do të shtynte të gënjeje?

Gënjeshtra nuk është pjesë e karakterit tim, por nëse do të më shtynte ndonjëherë, do të ishte për të mirën. Edhe pse kjo është një shprehje me dy presa, do të gënjeja vetëm për mirë, për të mos lënduar, për të shuar streset, dhe ndoshta për të bërë ndonjë lidhje si përshtatëse. :))

Cili është rrugëtimi yt i preferuar?

Rrugëtimi im i preferuar është përgjatë California Highway 1 ose Miami Beach A1A në SHBA, si dhe rruga në Shqipëri që të çon drejt plazhit ose maleve. Kam udhëtuar një herë me makinë nga Bologna, Itali, në Paris, Francë, dhe ishte vërtet i mrekullueshëm. Evropa është një vend i bukur.

Cilën fjalë apo frazë e përdor më shpesh?

“I love it!”

Për çfarë të ka ardhur më së shumti keq apo je penduar që e ke bërë?

Më vjen keq për momentet kur nuk kam dëgjuar plotësisht intuitën time ose dhe kur bërtas ndonjeherë, gjithmonë pendohem më pas!

Cila është gjendja jote momentale sentimentale?

Gjendja ime momentale sentimentale është e përqendruar në vetëdashuri dhe rritje personale, duke u fokusuar në punë, vendosjen e të ardhmes sime, mbajtjen e një syri hapur dhe sigurisht që zemra ime është e hapur për dikë të veçantë në të ardhmen e afërt. Gjithashtu, po përpiqem të mbetem pozitive, të arrij qëllimet e mia, të ndihmoj të tjerët pranë meje të arrijnë qëllimet e tyre dhe të qëndroj krijuese.

Nëse do të kishe mundësi të ndryshoje vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo? 

Do të hiqja çdo aspekt të mosbesimit dhe të dyshimit në vetvete.

Çfarë konsideron arritjen tënde më të madhe?

Nuk e kam arritur akoma…

Nëse do të mund të ktheje kohën, çfarë do të ndryshoje?

Shqipëria të mos kishte kaluar aq krizë të fortë, dhe shumica do ishte brenda dhe jo jashtë Shqipërisë!

Nëse do të vdisje dhe do të kishe mundësinë të kthehesh qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhje të ishe?

Do të isha përsëri njeri, por me memorien dhe mësimet që kam fituar gjatë kësaj jete, për të bërë zgjedhje më të vetëdijshme, për të mos humbur kohën në gjëra të vogla, dhe për t’u përqendruar më shumë te gjërat që kanë vërtet rëndësi. Do të shfrytëzoja çdo moment për të përmirësuar veten dhe për të ndihmuar të tjerët, duke jetuar një jetë edhe më të plotë dhe me më shumë dashuri. Nëse nuk do kthehesha si njeri , do kthehesha si një zog. 🙂 

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedon?

Mendjen, zemrën, dhe intuitën!

Çfarë konsideron si mjerimin më të madh?

Rutina në punët e përditshme dhe në jetë. Ndjenja e ngecjes, ndjenja e urrejtjes, ndjenja e mosmirënjohjes, të qenit i rrethuar nga njerëz negativë që të ulin poshtë dhe nuk të mbështesin në ëndrrat e tua, ndjenja e sulmit emocional dhe pamundësia për t’u shprehur plotësisht.

Ku do të dëshiroje të jetoje?

Do të dëshiroja të jetoja në shoqërinë e dashurisë.

Cila është cilësia jote më e veçantë?

Te jem vetvetja me mendimet e bindjet e mia të kultivuara nga edukimi prindëror, shkollor, e natyrisht mjedisi shoqëror apo miqësor.

Çfarë vlerëson tek një burrë?

Thjeshtësinë, intelektualitetin, paqen, fjalët r pakta po me shume humor kur duhet, integritetin, dhe të jetë person me bazë të fortë që e respekton femrën por dhe idenë e familjes.

Çfarë vlerëson tek një grua?

Mirëkuptimin, respektin, ngrohtesinë dhe bashkëpunimin. Gruaja është djep i jetës, ajo meriton gjithë respektin, dashurinë e përkujdesin e plot të shoqërisë. Një botë pa paragjykime do çlironte energji të pashoqe, pa dallim gjinie. A nuk është një shembull i gjallë Margaret Thacer, Hillary Clinton e Kamala Harris?

Cili është shkrimtari yt i preferuar?

Nuk e di ende , po me te vertet mendoj se eshte babai im!

Cilët janë heronjtë e tu në jetën e vërtetë?

Heronjtë e mi në jetën e vërtetë janë çdo person shqiptar. Cdo amerikan jo racist që na ka mbështetur në SHBA. Gjithashtu, të gjithë miqtë dhe shoqet që kanë hyrë dhe dalë nga jeta ime, si dhe personat që kam dashur thellësisht edhe pse tani nuk jam më me ta. Kam qenë me fat që kam ndjerë dashuri dhe, sa më shumë që rritem, aq më shumë e kuptoj sa me fat jam.

Por jeta ndryshon sepse njerëzit ndryshojnë në kërkimin e asaj që u mungon. Heronjtë mund të hyjnë dhe ikin, por heronjtë e vërtetë janë ata që i kam pasur me vete që nga fillimi… të shohim çfarë na sjellë e ardhmja.

Cilin talent do të dëshiroje ta kishe me shumicë?

Talent për të mësuar gjuhë të reja me lehtësi. Talent per Kodime dhe programime per kompjutera. Talent për menaxhim finance…

Si do të dëshiroje të vdisje?

Normalisht, në moshë të madhe, por me mendjen e kthjellët dhe të rrethuar nga njerëzit e dashur. Do të dëshiroja të vdisja me ëndrrat e mia të realizuara dhe me një zemër të plotë, pa lëndime apo tragjedi.

Cila është motoja jote?

 “Life is simple”(Jeta është e thjeshtë)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A duhet të ndërrohet apo jo ora? Ekspertët vënë pikat mbi “i”. Efektet që ka në shëndetin tonë

Next Post

Vajza e vetme e Elvis Presley, mbajti trupin e djalit të saj të vdekur në shtëpi për dy muaj

Advertisement