Ajo është vetëm 24 vjeçe por mban në kokë një kurorë të bukurisë shqiptare. Anila Nuzamala, është kurorëzuar “Top Model Miss World Kosovo” në Berlin duke u quajtur tashmë një modele-miss. Sa e lumtur është ajo që mban këtë kurorë do të na e thotë në këtë intervistë, duke përcjellë edhe emocionet e këtij spektakli. Ka lindur e jeton në Belgjikë por gjithmonë ka dëshiruar të përfaqësojë vendlindjen në punën e saj.
Për ata që e njohin dhe për ata që duan të dinë më shumë, kush është Anila Nazumala?
Jam Anila Nuzamala kam lindur në Belgjikë por jam shqiptare nga Kosova. Jam 24 vjeçe, që kur isha e vogël kam nisur të merrem me modeling sepse më pëlqente e bukura dhe angazhohesha në konkurse apo evente bukurie të cilat më kanë shtyrë që të mos ndaloj asnjëherë në këtë rrugë të bukur që kam nisur.
Anila je shpallur si fituese e “Top Model Miss World Kosovo” si dhe je vlerësuar me fashon “Glamourface best influencer” në Berlin. Ç’do të thotë kjo për ty?
Kjo do të thotë shumë për mua, gjithmonë ka qenë dëshira ime ta përfaqësoj Kosovën në konkurse të bukurisë edhe pse kam pas shumë oferta ta përfaqësoj Belgjikën por unë e kam refuzuar dhe kam zgjedhur Kosovën. Kurora e Kosovës më ri veshur bukur në trup e shpirt. Si e re kam pasur shumë ftesa prej Kosovës por si për të gjithë pandemia u bë për të gjithë ne dhe më pas iu pergjigja shumë ftesave të agjensisë së modelingut.
Ti mban tanimë titullin “Miss” sa mbretëreshë e bukurisë ndihesh brenda vetes?
Është e vërtetë që mbaj këtë titull dhe të jem e sinqertë ndihem shumë e lumtur dhe shumë krenare që e mbaj këtë titulli “Miss Kosova“.
Një angazhim tjetër i yti është është edhe pjesëmarrja jote në aktrim. Je pjesë e serialit “Kthetra” dhe filmi shqiptaro-zvicerian “Birth of the prince” që do të realizohen nga Produksioni IFTP. Çfarë rolesh ke në këtë projekte filmike? Si të erdhi ideja për t’iu futur rrugës së aktrimit?
Si për modeling dhe aktrim kam pas oferta shumë dhe e kam pranuar oferten. Shpresoj që do t’ja dal më së miri në të dyja këto drejtime.
Besoj se pas pasarelave, ku të gjithëve u duket gjithçka e bukur, ka edhe stres, egoizëm, zilira… apo jo? Sa e vështirë është t`i përballosh të gjitha këto?
Stres është gjithmonë por nuk është hera parë në pasarela, prandaj këto gjërat e tjera që vijnë bashkë me pasarelat mundohemi t’i përballojmë.(Buzëqesh)
Cili është ndryshimi mes një modeleje dhe një miss-i?
Nuk ka shumë ndryshime sepse unë, po flas për veten në këtë rast, për modeling jam e diplomuar dhe miss jam e kurorëzuar. Ky është ndryshimi, besoj.
Cilat mendon se janë hapat që duhen ndjekur për të qenë ikonë e modës?
Së pari duhet të jesh e lindur për këto gjëra, sespe secili prej nesh e kemi një talent në jetë për të cilin mund të shkëlqejmë. Së dyti, me qetësi, punë, përkushtim dhe sigurisht me ndihmën e Zotit pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë, gjthçka arrihet.
Çfarë mund të themi për projektet në vijim?
Projektet në vijim për momentin dua që të ngelen surprizë, them se në momentin e duhur do të zbuloj gjithçka.
Si do ta mbyllim këtë intervistë? Një mesazh, një këshillë, një falendërim…!
Së pari falënderoj Zotin, familjen time si dhe menaxherët e mi të cilët gjithmonë më japin mbështetje.