Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Yllka Lota: Personaliteti plot dritë i teatrit kosovar


Yllka Lota është një artiste e re në moshë, por me plot përvoja mbi supe. Skena ka qenë për të shtëpia e saj e dytë, dikur e fokusuar më shumë në këngë e vallëzim, e më vonë me kohë të plotë në magjinë e teatrit. Në rrëfimin e Yllkës ndjehet aroma e teatrit, por edhe përgjegjësia për çdo detyrë që merr përsipër kudo ku angazhohet…

-Studimet në Shqipëri dhe punën në Kosovë… çfarë ka më shumë Kosova dhe çfarë ka më shumë Shqipëria përsa i përket profesionit tuaj?

Advertisement

– E fillova profesionin në Kosovë para studimeve, madje para se të futem në shkollë e siç duket e ndjeva per t’u rikthyer në vendlindje edhe për punë, duke paur parasysh që i njihja të gjithë aktorët dhe sistemin e tyre të punës. Arsyeja pse zgjodha Shqipërinë për studime ishte të çlirohesha nga rehatia që kisha në Kosovë dhe më ishte tiposur që do e kaloja audicionin patjetër. Sigurisht, doja edhe të vija veten para një sprove, duke qenë se deri atëherë më ftonin për projekte pa qenë nevoja të bëj audicione. 

– Nëse do të duhej të zgjidhje për partnerë skenikë midis aktorëve me emër dhe atyre të rinjve, të talentuar dhe plot pasion, kë do zgjidhje?

– Kur kam qenë e vogë kam lujtur me shumë prej atyre që i kam pasur të preferuar; një prej tyre ishte Hadi Shehu. E pretendoj që tani të mund të luaj me Luan Jaha, Astrit Kabashi, Arben Bajraktaraj  dhe pse jo në ndonjë film të Luana Bajramit.

– A e je kënaqur nga puna jote? A je vlerësuar siç ke menduar, pretenduar?

– Nuk mendoj se arrihet kënaqësi maksimale në punën tonë; gjithmonë ka diçka që të nxit që herën tjetër të bësh më mirë, ka momente vetëkënaqësie,  sidomos kur merr çmime e të shpërblehet puna, mirëpo nëse kënaqemi me atë që ndodh, i bie të mbetemi në vend, kështu që asnjëherë nuk kam thënë: “mjaft me kaq, s’kam pse të investoj më në profesion”. Përkundrazi,  tani më shumë se kurrë po mundohem të avancoj që të jem e përfshirë kudo, film dhe teatër. Sa i përket vlerësimeve, mendoj që ka vepra në të cilat unë do e shihja veten si protagoniste, në bashkëpunimet mbarëteatrore që mund të bëhen, por po ja lë kohës. 

– Po ekonomikisht, a është ky profesion aq i paguar sa të të ofrojë të paktën një jetesë mesatare?

– Jetesë mesatare patjetër, sidomos tani që ka projekte më shumë, por jo të të pasurojë. Për mua është më shumë pasuri shpirtërore ky profesion se gjithçka tjetër.

– Punon në skenë dhe jashtë saj, siç është rasti me skuadrën realizuese të Prishtina International Festival. Ku është adrenalina më me shumicë?

– Të qënit në skenë të jep adrenalinë më të madhe, sepse aty investon me çdo qelizë tënden. Ndërsa festivalet kanë adrenalinën e vet, sepse do që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme; në çdo Festival ku kam qenë pjesë, qoftë në Kosovë ose Shqiperi ndër vite është një vulë e vyer në pasaportën time të punës. PriFest për mua ka peshë shumë të madhe  për shkak të detyrave që kam, por s’mund të përjashtoj as momentet ku kam qenë selektore si në PrizrenFest,  ashtu edhe në Skampa e duhet të isha shumë e saktë në përzgjedhje, apo si anëtare e jurisç online për Moisiu ON dhe tani në LHIFF në Barcelonë. Nuk dua të lë pas edhe festivalin më të ri në vend që do të organizohet në fund të këtij muaji në Gjakovë, GjakovArt, ku jam bashkëorganizatore. Domethënë, tensioni dhe dashuria janë  maksimale. 

– Cila është vepra që ëndërron të luash?

– Ndoshta një vepër të Ibsen, “Shtëpi kukulle”ose Strindberg “Miss Julie”. 

– Me shfaqjet shëtisni në Festivale… po ashtu punon vetë për Festival Filmi; çfarë përfaqësojnë Festivalet për ty: garë apo mjafton edhe të ballafaqosh punën tënde e të skuadrës që je pjesë, me kolegë të tjerë?

– Nuk e shoh asnjëherë si garë, më shumë meë jep kënaqësi shfaqja në festivale tç mëdha, ku e di që do të ndiqesh nga shumë artistë e producentë, juri që kanë peshë në teatër dhe film, të kalosh kohë cilësore me kolegë, me të cilët ke punuar dikur, por edhe të rinj. Pjesëmarrja në festivale është gjithmonë një plus për të prezantuar punën tënde si artist, që të të shohin ata që nuk të kanë parë asnjhëherë, e pse jo, edhe të të japin përshtypjet e tyre.

– Sapo ka nisur një sezon i ri pune… ku do të gjejmë pas përfundimit të Prifest më 15 shtator?

– Fillimisht me Festivalin  e Teatrit që do mbahet në Gjakovë, e më pas me produksionet e reja që do fillojnë nga tetori në Teatrin “Hadi Shehu”.

Intervistoi: Kozeta Kurti

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sy si të Bella Hadid? Tani është e mundur me Dr. Denisa Zhegun dhe metodën PDO Threads

Next Post

BB Glow trajtimi fantastik nga estetistja Redis Zhegu

Advertisement