“Afrodite Academy”, për vitin e ri akademik 2024-2025, është e përkushtuar të vazhdojë me misionin e saj për të ofruar arsim dhe trajnime cilësore në fushën e bukurisë dhe kujdesit personal. Për këtë vit të ri akademik, akademia ka bërë përmirësime të rëndësishme në programet e saj ekzistuese dhe ka shtuar kurse të reja që i përgjigjen tendencave më të fundit dhe kërkesave të tregut të punës. Gjithashtu me rritjen e kërkesave “Afrodite Academy” këtë vit ka zgjeruar dhe ambientet duke shtuar klasa mësimore dhe ambiente praktike dhe kjo nuk është vetëm një investim infrastrukture nga ana jonë si akademi por është dhe një tregues i rëndësishëm mbi suksesin e “Afrodite Academy” sidhe një orientim i të rinjëve të cilët sot janë më tëprirur drejt arsimit profesional.
Programet e Bukurisë dhe Estetikës
“Afrodite Academy” vazhdon të mbetet një lider në trajnimin e profesionistëve të bukurisë. Kurset tona në estetikë, përfshirë kujdesin e lëkurës, trajtimet estetike dhe teknologjitë e reja në këtë fushë, janë të dizajnuara për të përgatitur studentët për një karrierë të suksesshme. Përveç kurseve bazë, akademia do të ofrojë edhe programe të specializuara, si të gjitha kurset PMU dhe trajtime të avancuara për kujdesin e lëkurës. Tek fusha e Parukerisë dhe Make Up jemi azhornuar me të gjitha tendencat e reja 2024 – 2025 të hedhura ne treg nga specialistët botëror, tashme i kemi kurrikulat për këtë vit akademik dhe studentët tanë janë me fat të cilët i përqafojnë keto teknika pasi do jenë më konkurruesit ne treg.
Kujdesi për të Moshuarit
Një tjetër fushë ku “Afrodite Academy” ka investuar fuqishëm është trajnimi për kujdesin e të moshuarve. Duke parë rritjen e kërkesës për kujdestarë të kualifikuar, akademia ofron një program të gjerë trajnimi që përfshin aspekte të ndryshme të kujdesit për të moshuarit, nga ndihma për aktivitetet e përditshme deri te trajtimet e specializuara mjekësore dhe emocionale. Ky program synon të përgatisë studentët për një karrierë të ndershme dhe humanitare në këtë sektor.
Programi i Asistentit Dentar
Një nga shtesat më të fundit në ofertën e kurseve është trajnimi për Asistent Dentar. Ky kurs është krijuar për të përgatitur studentët për të punuar në ordinanca dentare, duke ofruar mbështetje të kualifikuar për dentistët. Programi përfshin trajnime mbi aspektet praktike të ndihmës dentare, përfshirë përgatitjen e materialeve dhe instrumenteve, asistencën gjatë procedurave dentare dhe kujdesin për pacientët.
Investimi nga ana Teknologjike
Përveç programeve tradicionale, “Afrodite Academy” po prezanton gjithashtu kurse të reja që fokusohen në risinë dhe teknologjinë në industrinë e bukurisë dhe kujdesit. Këto përfshijnë kurse mbi përdorimin e pajisjeve të avancuara estetike, teknologjitë e reja në trajtimet e kujdesit për flokët dhe lëkurën, si dhe tendencat më të fundit në përbërjen estetike.
Diplomat Italiane dhe Avantazhet e tyre
Një aspekt i veçantë që “Afrodite Academy” ofron është mundësia për të marrë diploma italiane të njohura ndërkombëtarisht, të cilat studentët mund t’i marrin direkt në Itali si për kurset afatshkurtra 3 , 6, 9 mujore ashtu dhe per vitet shkollore 1,2 dhe 3 vjeçare. Këto diploma janë një avantazh i madh për ata që dëshirojnë të zhvillojnë një karrierë ndërkombëtare, pasi njohja dhe kredencialet e tyre janë të vlefshme dhe të respektuara jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Përfitimi i një diplome italiane gjithashtu rrit mundësitë për punësim dhe rrit kredibilitetin profesional në një treg global. Më e rëndësishmja kjo diplomë ju lejon të hapni biznesin tuaj kudo që studentët tanë dëshirojnë të punojnë.
Afrodite Academy disponon rreth 50 kurse profesionale dhe secili prej jush mund të gjeje veten për të nisur një rrugëtim të ri .
Ne mirëpresim studentët tanë për vitin e ri akademik duke ju hapur një derë bashkëpunimi e cila do ju sigurojë një të ardhme të ndritur dhe pranë nesh do gjejnë një familje e cila do ju japi një profesion. Gjithashtu duam të falenderojmë dhe të gjithë studentët tanë të cilët kanë përfunduar shkollën tek ne dhe tashmë kanë vazhduar profesionin e tyre. Ndihemi krenar për to dhe ju urojmë shumë suksese.