Të flasësh për një mik të mirë si ty është pak, sepsë jë i vetmi shkrimtar brilant që dhe kontributin tënd në krijimin e gjuhës dhe lëtërsisë shqipe. Kur mora vesh për ty, Ismail si unë e Drita nuk e besuam për një çast. Pastaj trishtimi kaploi fytyrat dhe mendjet tona. Humbëm mikun tonë që shkëlqeu më veprat e tij, si brenda dhe jashtë vendit. Përveç romaneve e prozës së shkurtër, ku ti ishe i paarritshëm, pata nderin të jem regjisori i dy dramave: “Kush e solli Doruntinën” dhe “Darka e gabuar”, në bazë të dy romaneve të tua që patën jehonë dhe u pëlqyën nga artdashësit. Miqësia imë me ty ka qenë e hershme. Nuk lë pa përmendur dhe cilësitë e tua si njeri me shpirt njerëzor, kur vinte puna për të ndihmuar miqtë e kolëgët.
Asokohe unë vura dramën “Vdëkja e një komisionëri”, të autorit të madh amerikan Artur Miler. Në Shqipërinë komuniste nuk lejohej të viheshin drama të huaja, dhe pata vështirësi në vënien në skenë të kësaj drame. Por me fjalën dhe ndihmën tëndë, kjo dramë arriti të vihej në skënë. Hap librin tënd dhe e ndjej si zgjohem, aty ku ti flet për dashurinë, për atdheun dhe botën, por mbi të gjitha me penën tënde, gjuha shqipë tingëllon më e bukura në botë. Me penën tënde, na dhe krenari. Aty ku Skënderbeu flet më shpatë, ti frymëzon me pënë.
Jeni të dy atje në panteon, e na ushqeni përjetë. A e di, miku im? Unë po të shkruaj nga bota tokësore, si një letër drejt qiellit, aty ku ti sot po flet me ëngjëjt dhe troket gotën me Zotin. Të flasësh për ty duhet një libër, sepse ti në sytë e gjithësecilit qëndron si panteon i librave shqip, si shkrimtari i pavdekshëm në veprat letrare që na le pas si pasuri kombëtare. Ti ngelesh krenari, dinjitet, rrezatim e frymëzim për ne dhe brezat e së ardhmes. Miku im i mirë, të qoftë dheu i lehtë!
Në kujtim të mikut tonë të mirë, Ismail Kadare,
Me dashuri e përulje hyjnore, Fatos e Drita Haxhiraj