Aktorja e njohur Arta Muçaj do të mbahet gjithmonë mend nga publiku shqiptar, si një prej aktoreve, e cila që në moshë të re, arriti të tregohet shumë e suksesshme në projekte të ndryshme filmike dhe teatër.
E njohur për rolin e saj si ‘Didi’ në telenovelën e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate”, ajo arriti që të depërtojë fuqishëm në rrugën e aktrimit, e cila po e ndjek edhe ditëve të sotme, ndonëse në tregun e huaj. Arta vjen në “Shën Tereza” me një interprezim të jashtëzakonshëm përmes prozës së Liridon Mulajt, së bashku me artistë të ftuar specialë, premton të jetë një eksperiencë magjepsëse për të kremtuar në Tiranë “Shën Terezën” e Sokol Gugës. Bashkëpunimi i balerinave, tenorëve, sopranove, aktorëve dhe orkestrës filarmonike sigurisht që do të krijojë një mbrëmje vërtet magjike dhe të paharrueshme. Shijojeni në maksimum festën e kulturës dhe artit shqiptar!
Advertisement