Zhvillimi i teknologjise po shkakton një transformim rrënjësor në botën njerëzore.
Inteligjenca Artificiale është kthyer tashmë në binjakun tonë virtual.
Njeriu dhe Identiku Robotik, Mëndja jonë dhe Mendja Robotike, Inteligjenca jonë natyrale dhe ajo Artificiale.
A po bashkëjetojmë me një botë paralele , botë tjetër virtuale metaverse?
Cili është qëllimi i kesaj bashkëjetese?
“Mëndja Robotike” e krijuar për të lehtësuar punën tonë apo për të na dominuar?
Si po na dominon kjo “Mëndje Robotike”?
A jemi ne të riskuar nga ky zhvillim progresiv i pa kthyeshëm?
Efekti Bumerang i Inteligjences Artificiale.
Vitet e fundit Inteligjenca Artificiale ka përhapur valën e saj galopante globale dhe kjo është bërë pjesë e jona e pashmangshme.
Mëndja Robotike ka filluar të dominoje në mënyrë indirekte në proceset tona të punës.
Ky koncept teknologjik po thjeshton tejmase jetën tonë në cdo sektor si në industri, arsim, shëndetësi, jetën tonë sociale, ushtri, aeronautike farmaceutikë etj.
Jetojmë në një botë kapitaliste ku fokusi i vetëm është produktiviteti dhe profitanca dhe kjo “MËNDJE ROBOTIKE” po i përshtatet më së miri duke na shmangur , po po duke na lënë në një cep aty si të pa vlefshëm për kohën moderne ku teknologjia leviz shume shpejt me një shpejtësi marramëndëse.
Duket sikur Inteligjenca Natyrale “Mëndja Njerëzore” po sfumohet, është kthyer e pa fuqishme perballë këtij binjaku dixhital i cili funksionon në mënyrë automatike më një shpejtësi procesimi shumë të lartë.
Vite përpara industritë e automobilave kishin nevojë për Inteligjencen Natyrale (Kishin nevojë për staf të madh punonjësish) , por sot kjo gjë ka ndryshuar. “Mëndja Robotike” na ka dominuar në mënyrë mjaft indirekte.
Dikur ky staf i madh punonjësish kishte një rendiment të ulët produktiviteti (feedback-u mujor i prodhimit të automobilave ishte i ulët) sot “MËNDJA ROBOTIKE” e aplikuar në industri ka rritur produktiviteti masivisht duke sjellur përfitime madhore krahasuar me Inteligjencën Natyrale.
Pra sot industritë funksionojnë me një staf minimal punonjësish (të mbi-kualifikuarit) dhe pjesën tjetër të punës e bëjnë me se miri kta robotë inteligjente.
“MËNDJA ROBOTIKE” është kthyer tashme në thikë me dy presa ( Beneficiare dhe Dominuese).
Inteligjenca Artificiale ka prekur më së miri sektorin shëndetësor dhe ka sjellur ndryshime mjaft të rëndësishme në këtë sektor.
Zhvillimi masiv i robotëve kirurgjikale “Kirurgët Robotikë” po ndryshojnë totalisht jetën e pacientëve.
Sot kirurgjitë e nderlikuara kryen me “Kirurgë Robotikë” të cilet karakterizohen nga një precizion I madh, saktesi matematikore dhe koha e rehabilitimit të pacientëve në gjëndjen normale është e vogël, perfeksion në diagnostikim të saktë të sëmundjeve të ndryshme etj.
Ne e kemi krijuar këtë “TRU ELEKTRONIK” por me lind pyetja, A mund të funksionojë e pavarur Inteligjenca Artificiale ?
Sipas opinionit tim gjithmonë do kemi një sistem simbiotik midis Inteligjencës Natyrale (Njerëzore) dhe Inteligjences Robotike.
Të dyja këto koncepte funksionojnë njëkohesisht të ndërthurara me njëra tjetrën për të arritur qëllimin e kërkuar.
Në shëndetësi është arritur deri aty saqë të kemi sot mikro-robotë, mikro-procesorë të implementuar në trurin e njeriut dhe mesa duket qëllimi po arrihet që të na lexojnë dhe mëndjen në një të ardhme të shpejtë me mikro-kompjutera të programuar të cilët instalohen në trurin e njeriut.
Inteligjenca artificiale duket sikur po kapërcen limite, ka krijuar mikro-cipa për tu përdorur si (interface) ndërfaqe dhe për të lexuar dhe kuptuar botën e mistershme të mëndjes njerëzore.
Mbase në një të ardhme mjaft të shpejtë kjo inteligjenca artificiale mund të na ruajë dhe memorien tonë.
Inteligjenca Artificiale në sektorin ushtarak ka gjetur një përdorim masiv, krijimi i dronëve ushtarakë, tankeve portative robotikë, në sistemin militar aeronautik etj .
Krijimi i Humanoidëve (robotëve prototip njerëzorë) ka cuditur paksa jetën tonë sepse teknologjia e tyre po imiton idealisht qëniet njerëzore në atë afër perfektes.
Inteligjenca Artificiale duket sikur me zhvillimin e saj po sfumon (po ul) koeficientin e Inteligjencës Natyrale, po na bën dembelë, të zgjidhim problematika të ndryshme lehtësisht pa e vrarë mëndjen tone sepse ne i bëjmë një pyetje Inteligjences Artificiale dhe marrim pergjigjen brënda sekondave.
“Mëndja Robotike” sigurisht ka okupuar botën e Teknologjisë së Informacionit.
Zhvillimi i aplikacioneve online rrit intensitetin e komunikimit dhe afron mëndjet tona nga dy cepat më të largëta të botës por njëkohësisht po dominon në mënyrë indirekte psikologjinë tonë duke na kthyer në introvertë duke e humbur ndjenjën e socializimit.
Inteligjenca Artificiale po e dominon në mënyrë indirekte njerëzimin, ne e kuptojmë nga koshienca jonë si po funksionon, ulja e numrit të punonjësve, Introvertizmi dhe Anti-Socializimi po shkaktojne problematika në familje dhe shoqëri etj.
Inteligjenca Artificiale është kthyer në një koncept boomerang.
Po zhvillon, Po ndërton, Po proceson por dhe po dëmton në mënyre indirekte Inteligjencen Natyrale.
Një gjë duhet të kuptojmë, , Inteligjenca Artificiale nuk do funksionojnë kurrë pa atë natyralen, duhet të dime të përdorim për të përmirësuar jetën tone.