I ngjan një skenari filmi vrasja e Liridona Murselit dy ditë më parë në Prishtinë. Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas, Liridonën duke inskenuar një grabitje. 30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, 29 nentor, teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë.
Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje. Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante rolin dhe këtë të premte të shfaqej para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.