Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Qëndrueshmëria bujqësore në kohë lufte: Modeli i Izraelit



Në vazhdën e konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit, sektori i ekonomisë së këtij të fundit ka pësuar goditje të konsiderueshme. Sipas një raporti të fundit zyrtar nga Banka e Izraelit, lufta po i kushton shtetit rreth 600 milionë dollarë në javë, ose 6% të PBB-së javore. Arsyeja është rënia e fuqisë punëtore, pjesa më e madhe e së cilës është e mobilizuar në frontin e luftës. Një nga shpresat e rimëkëmbjes së ekonomisë së vendit është bujqësia dhe teknologjia bujqësore. Këta nënsektorë shquhen për serrat mjaft të përparuara dhe start-up-et inovative për metodat e reja dhe efikase të të korrave.

Bujqësia në Izrael mbështetet kryesisht në modelin “kibbutz”, përkufizimi më i saktë i të cilit mund të jetë “shoqëri revolucionare ku jetohet sipas një kontrate të caktuar, mbështetur në parime komunale të një kuadri shoqëror e ekonomik”, ose më thjesht e konkretisht, “komunitete të vendosura në zona ku jetesa dhe të ardhurat vijnë nga veprimtaria bujqësore”. Ky model ekziston vetëm në Shtetin e Izraelit, dhe është unik në llojin e vet. Kibbutz i parë në Izrael daton në vitin 1910, dekada para shpalljes së pavarësisë. Deri më sot, Izraeli numëron 270 kibbutz, me popullsi nga 100 deri në 1,000 banorë.

Me nisjen e luftës, mungesa e krahut të punës çoi në tharjen e perimeve dhe frutave, që përbënin një pjesë të konsiderueshme të sasisë për konsum e eksport. Pjesa më e ndikuar është toka që rrethon Rripin e Gazës, që cilësohet si “ngastra e madhe e Izraelit”, ku prodhohen 75% e perimeve, 20% e frutave dhe 6.5% e qumështit. Gjendja katastrofike në zonë ka çuar në largimin e forcës punëtore. Rreth 120 mijë vetë nga zona rreth kufirit të Gazës janë evakuuar pas sulmit të 7 tetorit. Shumë pjesëtarë të kibbutz-eve mbetën të plagosur ose të vrarë. Qeveria e Izraelit mori masa të menjëhershme për dhënien e lejes së punësimit 5,000 punonjësve të huaj, për të ekuilibruar punën.

Pavarësisht se bujqësia dhe bujqësia teknologjike janë ndikuar nga lufta, duket se “modeli i Izraelit” i ka themelet në kapacitetin njerëzor. Për Reuters, Juval Lipkin, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë së Izraelit, është shprehur entuziast prej vullnetarëve të shumtë që janë vetëofruar për të ndihmuar në mbledhjen e të korrave dhe asistim të mëtejshëm. Vullnetarët variojnë nga fëmijët e shkollave, qytetarë të Izraelit e deri te diplomatët e huaj, si Shtefen Zaibert, Ambasador i Gjermanisë në Izrael. Të shumtë janë edhe ata nga sektori publik i Izraelit, konkretisht specialistë të MASHAV – Agjencia Izraelite për Bashkëpunim e Zhvillim Ndërkombëtar. Nga ky i fundit, disa prej specialistëve dhe ekspertëve të bujqësisë janë rrëmbyer dhe vrarë, ndaj niveli i ekspertizës po ekuilibrohet nëpërmjet forcës së krahut.

Kujtojmë se MASHAV ka ofruar shërbimet e veta në Shqipëri prej vitit 1993 e deri më sot, duke trajnuar specialistë të sektorit publik shqiptar. Nga një takim i fundit mes Znj. Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Sh. S. Galit Peleg, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Shqipëri, iu kushtua vëmendje përfshirjes së specialistëve të MBZHR në trajnimet e MASHAV.

Për modelin e Izraelit kjo nuk është thjesht punë, por ndjesia e të vepruarit dhe bashkësisë, pikërisht synimi i një “kibbutz”.

 Në foto, specialistë të MASHAV të angazhuar në Kibbutz.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Festivali “Moisiu”, festë e Teatrit Shqiptar

Next Post

“Rrezatim”, vepra e piktores Anila Hetoja, persiaton jetën dhe vazhdimësinë e saj

Advertisement