“E dashur botë,
Sot dua të ndaj me të gjithë ju një mesazh me lutje, pasi edhe une kam përjetuar tmerrin e luftës!
Lufta prek njerëzit e të gjitha moshave, nga më të rinjtë tek më të moshuarit.
Ajo shkatërron jetë dhe lë plagë të thella në zemrat tona.
Le të mendojmë për fëmijët që rriten të tmerruar dhe për të moshuarit tanë që tashmë kanë përjetuar kaq shumë.
Ata meritojnë një botë paqeje dhe sigurie, ku mund të lulëzojnë dhe të jetojnë pa frikë.
Është koha për t’i dhënë fund këtyre vuajtjeje.
Lutem të bashkojmë forcat për të krijuar një botë më të mirë, ku lufta nuk ka vend.
Secili prej nesh ka fuqinë për të bërë një ndryshim, duke ndarë dashurinë, dhembshurinë dhe duke punuar për paqen.
Sëbashku ne mund të sjellim ndryshime pozitive dhe të ofrojmë një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.
Të mos lejojmë që lufta të vendosë për fatin e tyre.”
Me pikëllim dhe vendosmëri,
Ramë Dardania