Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ankthi në fëmijëri, llojet më të shpeshtë përgjatë rritjes. Nga Dr. Lorela Garuli!

Pjesa më e madhe e fëmijëve përjetojnë ankth të mirëfilltë apo caste ankthi në periudha të caktuara të fëmijërisë. Disa nga frikërat më të zakonshme të të sapolindurve dhe fëmijëve deri 2 vjec kanë të bëjnë me frikën nga ndarja, nga zhurmat e tingujt e fortë, njerëzit e huaj e të panjohur. Nga mosha 2 deri në 4 mund të shtohen frikëra të tjera që lidhen me errësirën, vetminë, braktisjen, kafshë apo insekte të caktuara, nga krijesa imagjinare apo fantazma. Më tej, ata mund të kenë vështirësi të bëjnë dallimin mes asaj që është e vërtetë dhe imagjinare. Të fituarit kontroll mbi trupin e tyre në stadin anal është gjithashtu një sipërmarrje e rëndësishme që për shumë fëmijë shoqërohet me ankth dhe frikë, që burojnë nga dëshira për të qenë perfektë e për të kontrolluar impulset e tyre.

Mes katër dhe gjashtë vjec fëmijët fillojnë të kenë një lloj ndrojtje, turp apo frikë nga marrëdhëniet me të huajt. Si rrjedhojë e fillimit të kopshtit dhe shkollës detyrimet sociale për ta janë më të mëdha dhe shpeshherë kanë ankth social. Gjithashtu, frikërat që lindin nga pamje të ndryshme të dhunshme prej filmave vizatimorë apo videove në youtube, bëhen shpeshherë burim ankthi, ku fëmijët e kësaj grupmoshe kanë vështirësi të dallojnë realitetin nga fantazia.

Duke u rritur, fëmijët nga gjashtë deri rreth njëmbëdhjetë vjec kanë frikërat që u përmendën më sipër por njëkohësisht edhe të tjera që mund të kenë të bëjnë me notat, provimet, performancën akademike, shoqëria, bullizmi, dëshira për të qenë të pranuar dhe të pëlqyer në grupin e tyre shoqëror, imazhi që kanë në klasë apo përballë mësuesve. Duke qenë se vetëdija e tye zhvillohet më shumë dhe më thellësisht në këtë moshë, frika nga gjykimi i të tjerëve zë një pjesë të rëndësishme të mendimeve shqetësuese të fëmijëve në këtë moshë.

Advertisement

Adoleshenca është periudha e ankthit që buron nga cështje ekzistenciale: kush jam unë? Cili është qëllimi im? Cfarë dua të bëj? Cili është qëllimi i jetës?

Në përgjigje të ankthit dhe vështirësive emocionale, shpeshherë adoleshenti ka probleme që lidhen me abuzimin e substancave, seksualiteti, identiteti gjinor, vetëkoncepti, imazhi për trupin, konfliktet me prindërit.

Pavarësisht që ankthi në faza të caktuara është kalimtar dhe evolutiv, pra që e shoqëron fëmijën në një fazë të caktuar të jetës së tij, sidoqoftë është një emocion i dhimbshëm, i lodhshëm dhe frustrues. Rruga për ta tejkaluar kërkon durim dhe terapia është një proces që e shoqëron fëmijën për një periudhë jo të vogël kohore, deri në shërimin e plotë emocional.

Fëmijët e moshës shkollore (7-11 vjec) që kanë një ankth të madh, janë gjatë gjithë kohës në një gjendje psikologjike alerti. Sistemi i tyre i sigurisë dhe i të ndjerit në rrezik është shumë i brishtë dhe është pikërisht ky një element shumë i rëndësishëm i terapisë. Fëmijët me ankth të tepërt nuk qetësohen dhe nuk sigurohen vetëm duke iu thënë të jenë të qetë; krejt përkundrazi kështu mund të ndihen më të frustruar dhe të pakuptuar. Mënyra sesi punohet për të ulur hipervigjilencën e tyre ka të bëjë me teknika të ndryshme që ridimensionojnë mënyrën e tyre të të perceptuarit të rrezikut dhe uljen e dramatizmit që e shoqëron këtë perceptim.

Burimi: Humanum.al

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazhi i artistit Ramë Dardania: “Lutem për paqe; Tmerrin e luftës e kam përjetuar edhe vetë”

Next Post

Euro 2028, Britania e Madhe dhe Republika e Irlandës do jenë vendet pritëse

Advertisement